Tiranë I dënuar me 30 vite në Itali për trafik droge, arrestohet 31-vjeçari

0
121

Një 31-vjeçar është vënë në pranga dy netë më parë nga policia e Tiranës, pasi kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge. Sipas burimeve zyrtare policore, i riu kërkohej nga drejtësia italiane, pasi e kishte dënuar me 30 vite burg për pjesëmarrje në organizata kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Agjentët e antidrogës të komisariatit nr.2 e kanë arrestuar Xhulio Veizin në zonën e “21 Dhjetorit”, pasi i kishin ardhur letrat nga shteti fqinj. Fillimisht, policia nuk e kishte mjaft të qartë nëse ishte ky personi që kërkohej nha policia dhe vetëm mëngjesin e djeshëm është saktësuar identiteti i tij dhe u konfirmua për Interpol Tiranën se ishte 31-vjeçari që kërkohej. Xhulio Veizi ishte nën vëzhgimin e policisë prej disa ditësh dhe vetëm dy netë më parë finalizuan operacionin e kapjes së tij. Sipas policisë shqiptare, Veizi, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, është dënuar në Itali me 30 vjet burg. Arrestimi i tij erdhi si bashkëpunim i Interpol Tiranë me zyrën e Interpolit në Itali, ndërkohë pritet që brenda pak ditësh të bëhet edhe ekstradimi i tij në shtetin fqinj, ku do të vuajë dënimin përkatës. Materialet ndaj tij do t’i dërgohen Gjykatës së Tiranës për ekstradim dhe do jetë kjo e fundit që do vendosë mbi fatin e Veizit. I riu e ka të pamundur për të njohur vendimin në gjykatat shqiptare, pasi në vendin tonë nuk ka dënime me 30 vite burg, pasi maksimalja është 25 vite burg ose me burgim përjetë. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency