NASA: Asteroidi Toutatis do të kalojë pranë Tokës

0
245

Një asteroid i madh, që është pothuajse në të njëjtën orbitë me Tokën, do të bëjë një kalim shumë të ngushtë rreth planetit tonë, por nuk ka mundësi të përplasjes, të paktën edhe për disa qindra vite të ardhshme. “Nuk ka asnjë rrezik të përplasjes me Tokën. Asteroidi nuk do ta godasë Tokën për qindra vjet. Megjithatë, vëzhgimet e reja do të na lejojnë të parashikojmë orbitën e tij për një kohë të gjatë në të ardhmen”, tha astronomi i NASA, Lance Bener në një deklaratë. Asteroidi, i quajtur Toutatis, afrohet Tokës çdo katër vjet. Në qasjen e afërt, të mërkurën, “shkëmbi qiellor” do të kalojë rreth 7 000 000 kilometra nga Toka, një distancë e cila është rreth 18 herë më e madhe sesa distanca e Tokës nga Hëna. Sipas NASA-s, megjithatë asteroidi me diametër 4.3 km, është potencialisht një objekt qiellor i rrezikshëm në të ardhmen.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency