Kongresi i Elbasanit, Kongresi I Elbasanit – KONGRESI I SHKOLLAVE SHQIPE

0
437

Enkeleda Metaliaj

Sami Metalija

 

Kongresi i Elbasanit ose siç është quajtur në historiografinë tonë “Kongresi i Shkollave Shqipe” kishte përmasa kombëtare dhe një rëndësi tejet të veçantë për përhapjen dhe zhvillimin e arsimit shqip. Pak kohë para thirrjes së Kongresit (më 3 korrik 1909), Ministria e Arsimit e Turqisë, nën trysninë e kërkesave këmbëngulëse të patriotëve shqipëtarë, u detyrua të njoftonte vilajetet që të përfshinin në programin mësimor të shkollave shtetërore, qytetëse (ruzhdie) dhe në gjimnazet (idadie), mësimin e gjuhës së vendit (shqipe) dhe që mësuesit e kësaj gjuhe të paguheshin nga buxheti i shtetit. Kjo ishte një rethanë që favorizoi punimet e Kongresit të Elbasanit për çështjet e arsimit shqiptar. Në “kalendarin Korça” 1910 ndër të tjera  për Kongresin e Elbasanit thuhet ….

“Ky kongres është më i shënuari nga të gjithë kongreset që u bënë në Shqipëri, pasi u dha Liria”

Kopja origjinale e procesverbalit të Kongresit të Elbasanit nuk gjendet në Arkivën e Shtetit Shqiptar, ai gjendet në arkivat e ish Jugosllavisë (nuk dihet se si ka përfunduar atje). Një mikrofilm serb i sjellë nga Beogradi gjendet ne arkivin e Institutit të Historisë në Shkup.

Për organizimin dhe përgatitjen e Kongresit u angazhua Kryesishtë klubi “Bashkimi” e “Vëllaznia” i Elbasanit. Organizatori kryesor i Kongresit ishte patrioti i shquar Lef Nosi.

Në Kongresin e Elbasanit muaren pjesë 35 delegatë përfaqesues nga të gjitha vendet e Shqipërisë.  Në njoftimet për mbajtjen e Kongresit ishte caktuar edhe rendi i ditës qe  përmbante 9 pika: 1. Çelja e shkollave të reja shqipe, përcaktimi, numri dhe vendi; 2. Çelja e një shkolle normale; 3. Mënyra se si do të mbaheshin shkollat, ku dhe si të siguroheshin mjetet e nevojshme financiare Programi dhe struktura e shkollave shqipe; 4. Buxheti i shkollave dhe zgjedhja e mësuesve; 5. Preogram i shkollave; çmerime do te mësohen dhe me sa rreshta ( klasë)  plus do të jenë shkollat; 6. Caktimi i një inspektori të arsimit për të gjitha shkollat shqipe: 7. Krijimi i një qendre për organizimin dhe kontrollin e shkollave; 8. Shkollat greke të ktheheshin në shkolla shqipe; 9. Lidhja e klubeve dhe hartimi i një programi.

Në mesin e delegatëve  ishin atdhetarët dhe mësuesit më të njohur të lëvizjes kombëtare, si: Nikoll Kaçorri, Dervish bej Biçaku, Gligor Cilka, Simon Shuteriqi, Josif Haxhi Mima, Qemal Karahasani, Orhan Pojani, Ahmet Dakli, Refik Toptani, Hafiz Ibrahim Dalliu, Thoma Papapano, Dhimitar Buda, Emin Haxhiademi, Abdullah Koprënaçka, Kristo Dako, Qamil Haxhifeza, Mihal Sava, Andrea Konomi, Selaman Bloshmi, Idhomenë Kosturi, Kahreman Vironi etj.

Elbasani disa ditë para dhe gjatë mbajtjes së Kongresit ishte në festë, gumëzhinte si koshare bletësh me valle dhe me këngë shqipe, por edhe me veshje karakteristike të trevave të ndryshme. Në këtë kongres kishin ardhur patriotë  nga te gjitha trevat shqipëtare edhe nga Struga, Manastiri, Resnja, Tetova, Dibra, Shkupi etj.
Nuk mundën të dërgonin delegatët e tyre për shkak të terrorit mbi atdhetarët Vlora, Shkodra, si edhe vilajeti i Kosovës. Nuk u përfaqësuan edhe shoqëritë atdhetare të mërgimit. Megjithatë, klubi i Shkupit ngarkoi si përfaqësues të vetin Mit’hat Frashërin, ndërsa atdhetarët shkodranë   njoftuan në mënyrë paraprake se do t’i njihnin vendimet e këtij Kongresi.
Akti themelor i Kongresit të Elbasanit –Vendimet  ose siç u qujt Rezoluta prej 15 nenesh, që u miratua u nënshkrua nga gjithë delegatët. Kongresi vendosi që të krijohej në Korçë Shoqëria qendrore shkollore “Përparimi”.

Vendimet e Kongresit te Elbasnit

Ne një artikull pa emer botuar në gazeten “Korça” Korçë nr 13 dt 14 shtator 1909  thuhet: ( iden  si ne gazete ) Delegatet të dërguar ngaj an’e klubeve e shoqërive shqiptare që gjënden brenda ene jashtë Shqipënisë u mblodhen me 20 gjer më 28 të Gushtit 1909 ( me kalendarin e ri i bije 2 deri 10 shtator 1909 – sqarim) ene vendosmë:

1-Te fillonet dhe të niset këtë vjeshtë ndë Elbasan një mësonjëtore për mësonjës më gjashtë rreshta për të përmbajturit e së cilës janë detyruarë tërë klubet dh Shoqëritë brënda  dhe jashtë Shqipërisë, sikundër edhe tërë njerëzit që dëshrojnë përparimin’e kombit Shqipëtar

2-U vendos që të fillohetë një shoqëri qentrake ndë Korçë me emërin “Përparimi” e cila do të njihetë prej mbledhjes Kombit si përson moral dhe juridik  dhe e cila do të jetë arka e përgjithëshme ku do të mblidhen tërë të hollat që do të dërgojnë klubet, shoqërit si dhe mirëdashësit e kombit Shqipëtar.

 Kjo shoqëri do të  përkujdeset pas së pari që të përbanjë Mësonjëtoren për mësonjës ndë Elbasan, edhe do të ndihnjë, me sa t’i mundet, të tëra shkollave shqipe, të cilatë nuku mundin të përmbahen plotësisht prej tyreve të vejyera  dhe të nevojshme, pasi të qyronen prej një komisi të vendesve prej kësaj shoqërie.

3- Kongresi vendosi që shoqëria “ Përparimi të kërkonjë ndihmë dhe ngaj qeveria për shkollat që shoqëria përmban.

4-shoqëria e mësonjëtorëvet shqip “Përparim”që ndë Korcëtë përpiqet të hapnjë dhe të përbajë pas shkollës normalë, më tepër shkollë shqip nëpër vise ku shqipëtarët janë më të varfër dhe më të dobët. Kongresi bëri një rregullore të plotë për të qeverisurit e kësaj shoqërie. Kjo rregullore është botuar veçan.

5-Shqipëtarët tek do të përpiqen, mesa mundet të këllasin gjuhën shqipe ndë cdo shkollë të huaj të gjendet në Shqipëri.

6- Kongresi vendosi të tërë klubet dhe shoqeri të shqipëtarëve të bashkohen ndë qëllim të bashkëtë të punojnë me bashkim për mirësimin e kombit shqipëta, për me përparuar në dituridhe ndë mjeshtëri.  Tërë klubet, tërë shoqëritë si dhe tërë mëmëdhetarët e mirë e kanë për detyrë ti ndihin shoqërisë “Përparim”ndë Korcë me sa të mundet për të mirëmbajtur shkollën shqip.

7- Kongresi vendosi që tërë shoqëritë dhe klubet shqiptarë të njohin një klub qentral

8- Kongresi vendosi dhe i ep klubit qentral ngarkurim që të kërkojnë që gjuha e mësimit ndë shkolla e qeverisë të para dhe të dyta, që gjenden në shqipëri.

9-Për këto dy vjet që posa rynë,Kongresi zgjodhi si klub qentral “Kllubin e Monastirit”

Kongresi vendosi disa nyje që bëjnë fjalë për cështje të përgjithshme, të cilat janë themeli i bashkimit të Klubeve pas të cilave do të qeverisen të gjitha klubet dhe shoqëritë që bashkohen.

Këto nyje do të jenë të botuarë në një librë të vecantë.

10- Shqiptarët me anën e të mbledhjeve të vilajeteve është mirë të kërkojnë themelime a ndonjë shkollë bujqësie ndë vend që duhenë.

11-Kongresi dorëzon shkronjësit shqiptarë që të përdorin ndë shkrimet me sa të mundet dialektin e Elbasanit, sepse është gjuha që kupëtonet në tërë anët e shoqërisë: “Përparim”

12- Kongresi zgjodhi një komision ….. për me vajtur ndë Korcë që të zgjedhin pleqësin e shoqërisë”Përparim”

13- Ndë qoftë se ndonjë klub shoqëri ose shkollë shqip kanë ndonjë anë ndë qëllim të tyre dmth ndonjë ndalim në të përhapurit e diturisë dhe mjeshtërisë me anën të gjuhës shqip atëherë të tërë klubet dhe shoqëritë shqiptare, që gjenden në këtë lidhje do të përpiqen bashkërisht, si një trup me një vullnet dhe me cdo farë mënyrë të mundshme që të mprojnë të drejtat e tyre dhe të largojnë cdo ndalim.

14- Kongresi i Elbasanit vendosi që pas tri vjet më 20 të Gushtit 1912 të bëhet përsëri një kongres ndë Elbasan i cili të qyrojë dhe të bisëdonjë nevojat e shqipërisë.

15- Kongresi ngarkoi klubet dhe shoqëritë shqiptare të Elbasanit që të përkujdesen për programin si dhe për mbledhjen e këtij kongresi.

“Korça”, Korçë, nr.13,14 shtator 1909. Artikull pa emër autori

Mbajtja e Kongresit të Elbasanit dhe vendimet e marra në këtë kongres patën jehonë të madhe si në vend ashtu edhe jashtë vendit. Këtë e shohin edhe nga telegramet e shumta të ardhura nga Shkodra, Himara, Peja, Gjirokastra. Prishtina, si dhe nga mërgata shqipëtare etj. Kongresi pati jehonë edhe jashtë vendit. Mjafton të përmendet vetëm gazeta “Journal de Geneve” e Zvicrës ku shkruhej: “Në kongresin e shqiptarëve që u mbajt në Elbasan u vendos organizimi i shkollave me themel në gjuhën shqipe” etj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency