Itali Vrau gruan, dënohet 14 vite burg Pashko Gjelaj

0
223

I verbuar nga xhelozia, madje i fiksuar. Kështu cilësohet nga mediat italiane Pashko Gjelaj, i akuzuar se theri në rrugë gruan e tij Hane Gjelaj më 24 mars të këtij viti në rrugë, në prani të shumë dëshmitarëve. Për krimin, gjykata e dënoi 54-vjeçarin me 14 vite burg, ndërsa 2 muaj iu shtuan dënimet për mbajtje të armëve të ftohta. Por, dënimi do kishte qenë edhe më i rëndë nëse Gjelaj nuk do të përcaktohej si një person depresiv nga gjykata dhe për këtë arsye, masa e dënimit ishte vetëm 14 vite burg. Sipas policisë, shkak i krimit të rëndë ndaj 47-vjeçares ishte xhelozia e sëmurë e 54-vjeçarit, i cili dyshonte se gruaja e tij kishte një të dashur dhe e tradhtonte me të, ndërsa arriti derisa të dyshonte se njëri nga tre fëmijët e tyre nuk ishte i tiji. Gruaja punonte në një shtëpi pushimi dhe ishte e vetmja që sillte të ardhura në familje. Hane Gjela ishte e vetmja që siguronte të ardhurat prej gati 2 vitesh në familje, kujdesej për fëmijët dhe burrin e papunë, ndërkohë që arrinte të punonte deri në 2 turne për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për familjarët e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency