Vrasja e 49-vjeçares, verifikim klientëve të kazinosë ku punonte viktima

0
152

Kur kanë kaluar dy ditë nga krimi i ndodhur në lagjen “Kryengritja” në Fier, policia nuk ka ende një emër të dyshuari apo të arrestuar për vrasjen e Ahsinja Krytha. Viktima, e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve, ishte sanitare në një kazino të qytetit, e cila administrohej nga vëllai i saj. Policia e Fierit është duke hetuar në pistën e “Vrasjes me paramendim”, pasi gruaja është thirrur të dalë jashtë shtëpisë së saj, madje ka marrë edhe telefonata me numër të fshehtë. Krytha u vra në hyrje të pallatit me 14 goditje thike. Mendohet se vrasja mund të ketë ardhur për shkak të punës së saj, lidhjeve intime, hakmarrje apo xhelozisë. Nisur nga kjo situatë, prokuroria dhe policia e Fierit kanë përqendruar hetimet e çështjes në verifikimin e personave me të cilët shoqëroheshin kohët e fundit me viktimën si dhe në skaner janë dhe klientët e rregullt të kazinosë ku punonte si pastruese 49-vjeçarja nënë e dy fëmijëve. Përparësi po u jepet edhe verifikimeve të tabulateve telefonike, pasi para dhe pas vrasjes së 49-vjeçares në telefonin e saj celular është bërë një thirrje me numër të fshehtë. Kjo ka bërë që hetuesit të ngrenë hije dyshimi se vrasësi mund të jetë i njohur i viktimës ose ai mund të ketë pasur ndonjë lidhje sentimentale me të. Për të hedhur dritë në këtë drejtim, Prokuroria e Fierit tashmë është në pritje të tabulateve telefonike nga katër kompanitë. Ndërkohë që hetime janë duke kryer edhe për shkak të hakmarjes ndaj të vllait të viktimës, shtetasit Arjan Kokvelaj, i cili rezulton i dënuar me 15 vite burg nga drejtësia Italiane për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency