Viti i Ri, çelet panairi i gjelave të detit

0
142

Edhe këtë prag fundviti në fshatin Përparim të Komunës Pajovë sikurse edhe më parë është zhvilluar Panairi Tradicional i Gjelave të Detit. Në këtë fshat për të pestin vit është zhvilluar Panairi i Gjelave të Detit  në të cilin morën pjesë 33 tufa Gjela Deti të shoqëruar nga fermerët që merren me mbarështimin e tyre. Tufat pjesëmarrëse në këtë panair përbëheshin nga 20 deri 120 krerë për tufë. Në Panair ishte i pranishëm edhe ministri i zëvendësministri i Bujqësisë, Tokli Thomani, kryetari i Komisionit dhe Veprimtarive Prodhuese në Ministrinë e Bujqësisë, Emin Gjana, përfaqësues së Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, si edhe përfaqësues të pushtetit lokal..Nga ana e tij drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë Shkëlqim Elezi, ka shprehur mirënjohjen për fermerët e zonës së Peqinit, që nga viti në vit po shton numrin e shpendëve si dhe rritjen e prodhimeve bujqësore. Ndërsa zv.ministri i Bujqësisë Tokli Thomai, e vuri theksin tek prioriteti që Ministria i ka dhënë sektorit të blegtorisë, duke e cilësuar këtë sektor në një nga më të rëndësishmit me një performancë të mirë për sa i përket eksportit.

“Ky sektor do të ketë mbështetjen si nga buxheti i shtetit, ashtu edhe nga donatorët e ndryshëm falë projekteve të ndryshme në fushën e bujqësisë”, – tha Tokli.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency