Të verbrit mund të shikojnë me sy të ri proteze

0

Me ndihmën e elektrodave të vendosura brenda retinës, të verbrit mund të lexojnë për një kohë të shkurtër shembuj nga alfabeti “Braille”. Sipas një lajmi në revistën “Popular Science” bëhet e ditur se të sëmurët me aftësi të kufizuar shikimi do të mund të lexojnë alfabetin “Braille” pa prekur asgjë me anë të elektrodave të vendosura brenda retinës. Syri i ri protezë do të ngarkojë të dhënat tek retina e personit të verbër duke vendosur në qelizat nervore të dhënat dixhitale me ndihmën e një sistemi optik. Sipas studiuesve zviceranë me ndihmën e këtij aparati të sëmurët me aftësi të kufizuara shikimi do të mund të lexojnë alfabetin “Braille” brenda një kohe më të shkurtër se 1 sek. Në studim është përdorur aparati që i përket syrit të quajtur Argus II. Bazuar në të dhënat e Institutit teknologjik zviceran kjo protezë shitet në Evropë dhe deri tani është vendosur në sytë e më shumë se 50 mijë personave. Kamera e vendosur në syrin e implantuar përdor 60 elektroda të vendosura direkt në retinë me një operator kompjuteri i cili kthen të dhënat e kamerës në të dhëna elektrike. Aparati e shndërron kamerën në sinjale të cilat mund të interpretohen nga retina dhe në përdoruese të të dhënave optike. Thënë ndryshe, ajo përdor të njëjtën teknikë me veshin bionik. Edhe veshi bionik dërgon ngarkesën elektrike në fijet nervore. Në këtë mënyrë të sëmurët mund të dëgjojnë zërat. Ndërsa në studimin e ri studiuesit nuk përdorën kamera. Në vend të saj ato përdorën elektroda për të aktivizuar retinën dhe numri i tyre u kufizua nga 60 në 6. Elektrodat u drodhën për të krijuar një parashikim pamor të alfabetit “Braille”. Të sëmurët i konceptuan shkronjat me ndihmën e retinës në vend të prekjes me dorë. Shkencëtarët e filluan punën me fjalë 2 ose 4-shkronjëshe. Të sëmurët dalluan 89% të fjalëve me një shkronjë, 80% të fjalëve me dy shkronja dhe 70% të fjalëve me katër shkronja. Në studimin e publikuar në revistën “Frontiers In Neuroprosthetics” shkencëtarët pohuan se duhet të zhvillojnë më shumë studime për të avancuar strukturën e aparatit. Aparati i shitur në treg më pare me emrin Argus 2 dhe i vendosur në syze nuk mundësonte pamje të qartë. Krahas kësaj të sëmurët që do e përdorin këtë aparat duhet të trajnohen mire për të kuptuar dhe pamjet e errëta.

Loading...