Kujdes ndaj lenteve, mund të jenë të dëmshme

0
156

Shitja e lenteve me numër në internet nuk është e këshillueshme. Këto lente nuk mund të shiten pa recetë dhe mund të jepen vetëm në institucionet përkatëse optike. Një kufizim i tillë mesa duket nuk vlen për lentet e përdora për qëllime estetike apo si syze dielli. Shitja e lenteve me numër në internet mund të krijojë situate të pakëndshme sa i përket sterilitetit dhe përshtatshmërisë së tyre me standardet. Këto lente mund të shiten në mënyrë të jashtëligjshme, ndaj nuk janë të besueshme blerje të tilla në internet. Kur personi vendosë të përdorë lente, kryen një vizitë tek okulisti i cili e mëson edhe rreth mënyrës së përdorimit të tyre. Specialistët nënvizojnë faktin se lentet nuk mund të përdoren nga të gjithë, sepse personi mund të jetë alergjik ndaj lentes apo solucionit të saj. Nga ana tjetër, ka nga ata që nuk duhet të përdorin fare lente. Sigurisht, këtë e përcakton mjeku specialist. Asnjëherë mos bëni gabimin e blerjes së lenteve në internet pa pasur një recetë apo pa u konsultuar me okulistin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency