Kosova: Presim OK nga Shqipëria për kodin telefonik +355!

0
139

Ministri për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj, ka njoftuar dje Kuvendin e Kosovës se aktualisht është në pritje të përgjigjes nga autoritetet e Shqipërisë për lejimin ose jo të Kodit +355 për Kosovën.
Shfrytëzimin e Kodit të shtetit shqiptar e ka kërkuar Kuvendi i Kosovës me Rezolutë te veçantë, të iniciuar nga deputetët e Lëvizjes për Bashkim. Beqaj ka shpjeguar se ditë me parë ka realizuar një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ç’rast është dakorduar me ministrin Pollo për lidhjen e një memorandumi bashkëpunimi dhe krijimin e një komisioni ndërshtetëror. Në cilësinë e ministrit, ai ka thënë se ka emëruar grupin që do ta përfaqësoj Qeverinë, Kuvendin dhe Rregullatorin e telekomunikacionit, të cilin do ta kryesojë deputeti Agim Kuleta dhe drejtori për telekomunikacion në MZHE. “Ne jemi të gatshëm për ta marrë Kodin +355, por ata në Shqipëri e kanë obligim të flasin me ITU-në. Kam kërkuar që këtë ta bëjnë sa më shpejt dhe ta bindin ITU-në pse është me rëndësi që Kosova ta shfrytëzojë këtë kod”, – ka thënë Beqaj.

Kërkesa për ndërrim të kodit telefonik e cila është bërë në shtator të këtij viti është arsyetuar me humbjet e mëdha financiare, që pretendohet se kapin shifra prej qindra milionash, e të cilat i ka pësuar dhe i pëson shteti i Kosovës nga shfrytëzimi i kodeve të huaja telefonike: të Monakos, Serbisë e Sllovenisë. Kosova, duke mos qenë anëtare e OKB-së dhe Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikacion, nuk mund të ketë kod të vetin telefonik.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency