Parandalohet vrasja e Justin Bieberit

0
139

Këngëtari i ri dhe i popullarizuar Justin Bieber po përjeton ditë vërtet dramatike, pasi ka mësuar se dy meshkuj kishin planifikuar vrasjen e tij. Këta dy persona nga Nju Meksikoja, 41-vjeçari Martin Staake dhe nipi i tij 23 vjeç, Tanner Ruane, janë arrestuar pasi është zbuluar plani i tyre për ta vrarë dhe katranosur si mos më keq Justinin. Siç shkruajnë mediat, plani i tyre ishte “gatuar” derisa ishin në burg, ku Mark dhe Tanner ishin marrë vesh që Justinin ta shënjestronin në koncertin e mbajtur kohë më parë në Medison Squere Garden. Më tej, Ruane ishte ngarkuar për ta vrarë Justinin dhe ky hap do t’u sillte përfitime, sepse do të merrnin nga 2500 dollarë për secilin. Për arsye të panjohura, Martin, i cili ka tatuazhin e Justinit në këmbë, në një moment kishte ndryshuar mendje dhe u kishte treguar autoriteteve për planin.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency