“Special One” 7 deklaratat më të forta të Murinjos

0
158

Më poshtë do të lexoni disa prej deklaratave më të bujshme të teknikut të Realit, Hoze Murinjo. “Speciali”, pas eksperiencave të suksesshme në Portugali, Angli dhe Itali, duket se ha humbur shumë “pikë” në Spanjë. I ardhur në Madrid për të fituar “të dhjetën”, Murinjo po shikon se po vihet në diskutim fama e tij…

 

Marrë nga “Bild.de”

Krisja mes Realit të Madridit dhe Hoze Murinjos është thelluar edhe më. Tani palët janë ndarë më shumë se kurrë. Shkaku? Mesut Ëzill. Fantazisti i përfaqësueses gjermane ka irrituar shumë “orakullin nga Setubali”, pasi ka zgjedhur për të përfaqësuar “anën” e gabuar.

 

Konflikti i madh

E përditshmja spanjolle “El Pais” bëri zyrtare një histori që ka ndodhur më 30 shtator. Konflikti mes Ëzillit dhe Murinjos arriti kulmin në pushim mes pjesëve të sfidës Real Madrid – Deportivo La Korunja që përfundoi 5-1 për vendasit. Sipas gazetës së lartpërmendur, Murinjo i ka bërtitur lojtarit të kombëtares gjermane në pushimin e ndeshjes: “Je i padobishëm për Realin”. Ndërkohë, Ëzilli ka reaguar duke hequr palestrinat e tij. Në atë moment Murinjo ka turfulluar: “Si është puna? Do të heqësh dorë tani?” Si përfundim, Ëzilli u zëvendësua dhe nuk zbriti në fushë pjesën e dytë. Ndërkohë, miku i tij Serxho Ramos sfidoi Murinjon, duke veshur poshtë fanellës së vet edhe atë të Ëzillit.

 

Ana e gabuar

Sipas mediave spanjolle, gjithçka ka nisur pasi fantazisti gjerman ka dalë jashtë grupit të portugezëve. Siç dihet fare mirë, Reali i Madridit është ndarë në dy pjesë. Nga njëra anë ndodhet Ronaldoja me “vasalët” e vet (që të gjithë menaxhohen prej Horge Mendezit), ndërkohë nga ana tjetër janë spanjollët të udhëhequr prej kapitenit Kasijas dhe mbrojtësit Serxho Ramos. Me sa duket, edhe Ëzilli i është bashkuar grupit të dytë, prandaj edhe Murinjo e sulmon përherë, edhe pse 24-vjeçari sa herë zbret në fushë, lë shenjën e vet (mjafton të përmendim atë dygolësh që realizoi këtë fundjavë përballë Valadolidit që u mposht 3-2 nga Reali).

 

Jo i vetmi

Ëzilli nuk do të ishte i pari lojtar profesionist, që do të ishte sulmuar verbalisht nga trajneri. Para një viti Pedro Leon (i cili sot luan me Getafen) shkoi te Murinjo dhe e pyeti se kur do të luante. Talenti spanjoll mori një përgjigje disi të prerë: “Ti nuk do të luaje në ndeshjen tjetër, edhe nëse avioni i Real Madridit do të përplasej dhe vetëm ti të shpëtoje i ulur në shtëpi”.

 

 

Zanafilla

Ëzilli nuk ka qenë gjermani i vetëm që ka rënë pre e makinacioneve të Hoze Murinjos. Vjet në sfidën mes Levantes dhe Realit të Madridit ndodhi diçka që rrallëherë e kemi dëgjuar. Madrilenët humbin ndeshjen 1-0 dhe Hoze Murinjo në konferencën për shtyp kritikon hapur Sami Kedirën që kishte lënë të tijtë me dhjetë vetë, pasi kishte marrë karton të verdhë për protesta. Pas kësaj konference për shtyp, madrileni zbuloi se lojtarët spanjollë kishin kritikuar Murinjon për herë të parë. Ata treguan se kishte qenë po vetë “Speciali” ai që kishte urdhëruar të gjithë futbollistët e vet që t’i bënin presion arbitrit për çdo ndërprerje loje.

 

“Ju lutem mos më quani arrogant, por unë kam fituar Champions League dhe jam shumë i veçantë. Unë besoj se jam i zgjedhuri”.

 

“Atij i pëlqen që të përgjojë. Ai nuk flet për gjë tjetër veçse Çelsi, Çelsi, Çelsi, Çelsi. Unë nuk e di nëse ai do vendin tim të punës apo dashuron Çelsin”. (Murinjo për trajnerin e Arsenalit, Arsen Venger)

 

“Po të kisha dashur një punë të thjeshtë, do të kisha qëndruar në Portugali – stola të mrekullueshëm blu, Kupën e Kampionëve, Zoti dhe direkt pas tij: unë”.

 

“Ti nuk i respekton profesionistët e vërtetë. Tani shko e tymos një cigare dhe direkt për në shtëpi, ti i pagdhendur”. (I ka thënë Murinjo arbitrit të katërt pas një “El Clasico” të humbur ndaj Barcelonës)

 

“Më shikoni si i kam flokët. Jam gati për luftë”.

 

“Nëse më urrejnë në Barcelonë, ky është problemi i tyre dhe jo imi. Frika është një fjalë që nuk ekziston në fjalorin tim futbollistik”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency