Llalla takon ambasadorin Arvizu dhe drejtorët e prokurorisë

0
129

Kryeprokurori i ri, Adriatik Llalla, ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan në Shqipëri Aleksandër Arvizu. Takimi ka pasur si bisedë marrjen e detyrës së kryeprokurorit Llalla dhe pavarësinë e institucionit të prokurorisë. Mësohet se kryeprokurori i ri e ka siguruar ambasadorin Arvizu se do të punojë për forcimin e institucionit, ndërkohë që ka falënderuar diplomatin amerikan për mbështetjen. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme Llalla ka zhvilluar edhe një takim me drejtues dhe prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme, ku ka theksuar rëndësinë e forcimit të besimit të publikut tek prokuroria. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme bënë të ditur se në këtë takim, Llalla ka parashtruar fillimisht prioritetet e punës së tij gjatë mandatit 5-vjeçar, duke e vënë theksin në angazhimin e të gjithë punonjësve për të forcuar besimin e publikut tek institucioni i prokurorisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency