1 deputet më pak në Berat, Braçe-Metës: Anëtari yt në KQZ votoi pro

0
120

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, Erion Braçe, kritikon kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, lidhur me deklaratat e tij për heqjen e një mandati deputeti në Qarkun e Beratit. Duke marrë shkas nga komenti i Metës lidhur me këtë çështje, i cili e cilësoi atë si një diskriminim për qarkun e Beratit, deputeti socialist pohoi se ishte pikërisht vota e anëtarit të LSI-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që bëri të mundur heqjen e një mandate në Berat. “Ilir Meta ka folur përsëri sot(dje) për Beratin!! (Pas 7 vitesh po flet për Beratin dhe Skraparin, për Kuçovën nuk është kujtuar ende). Paska thënë: Është e padrejtë që i hiqet një deputet qarkut të Beratit!!!Ouuuu?! Si kështu? Kush po ja heq? Berisha? Po a je ti në një Qeveri me Berishën? ….A po e mban në këmbë ti Qeverinë e Berishës? Apo KQZ? Po a ke ti një anëtar në KQZ? Thuaji beratasve se si votoi anëtari yt në KQZ!! Gjithë dynjaja e mësoi nga tv se votimi u nda 4 me 3 që të hiqet mandati nga Berati. 4 Pro ishin, 3 të PD dhe anëtari yt në KQZ! Turp dhe i neveritshëm të gënjesh kaq banalisht!”, – u shpreh Braçe në rrjetin social Facebook. Më parë, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta shprehu rezerva për heqjen e një mandati deputeti në Berat, ku sipas tij ky qark po diskriminohet për qëllime elektorale, pasi ai është përjashtuar edhe nga fond i investimeve në buxhetin e 2013. “Qarku i Beratit pakësohet me një deputet që për mendimin tim nuk duket shumë bindëse. Ajo që më shqetëson mua është që pothuajse është planifikimi zero për akset kryesore të zhvillimit të gjithë këtij qarku, ndaj edhe bëjmë ç’bëjmë fare pak investime, kjo nuk ka rëndësi, unë mendoj që ky është diskriminim dhe ne jemi një forcë politike kundër diskriminimit”, – tha Ilir Meta, në fjalën e mbajtur në takimin me të zgjedhurit vendorë të LSI-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency