Zgjedhjet e 2013-ës, Rama në garë më “gardën” e 2009-ës

0
174

Premtimi i kritikuar, kreu socialist këmbëngul: I mbetemi objektivit për 300 mijë vende të reja

 

Në zgjedhjet e 2013-ës, Partia Socialiste do të garojë përballë mazhorancës me thuajse të njëjtët deputetë, që janë aktualisht pjesë e grupit parlamentar të selisë rozë. Kështu ka deklaruar dje kryesocialisti Edi Rama, duke theksuar se grupi parlamentar socialist do të jetë ekipi fitues në zgjedhjet e 2013-ës. “Besoj që ne kemi një grup parlamentar që sot është një sintezë mes gjeneratash, eksperiencash, mes moshash, të cilat pavarësisht nga rrugët që i kanë sjellë në PS sot përbëjnë një larmishmëri mbi të cilën ne mund të ndërtojmë një projekt jo vetëm fitues, po një projekt të efektshëm qeverisës”, – tha Rama për “AS”.

 

Premtimi

Për kreun e Partisë Socialiste, premtimi i dhënë në kongresin e 5 nëntorit, i përfshirë gjithashtu në programin për një “Rilindje Shqiptare”, për hapjen e 300 mijë vendeve të reja pune me ardhjen në pushtet mbete një objektiv i arritshëm. Edhe pse është pritur me shumë kritik, jo vetëm nga kundërshtarët politikë, por edhe nga përfaqësues dinjitozë të së majtës shqiptare, kryesocialisti këmbënguli dje se PS mbetet e angazhuar për realizimin e këtij premtimi. “Ne kemi përcaktuar një objektiv shumë ambiciozë, 300 mijë vende të reja, duke pasur parasysh hapësirën shumë të madhe për punësim që ka sot fshati. Kushte për lirinë që të funksionojë dhe për konkurrencën që tu japë krahë atyre që kanë më shumë aftësi, dhe nga ana tjetër nëse do të stimulojmë arsimin profesional ne mund të realizojmë këtë objektiv ambicioz. Por ajo çka është më e rëndësishme, ne mund ta ndryshojmë modelin e zhvillimit ekonomik, nga një model ‘rritje’ pa punësim, në një model rritjeje, zhvillimi të qëndrueshëm me punësim”, – u shpreh Rama. Premtimi i Ramës për 300 mijë vende të reja pune brenda mandatit të parë, u kritikua nga ish-presidenti i vendit Rexhep Meidani, i cili e cilësoia atë si një mashtrim. “Pohimi “programor” që në qeverisjen socialiste, brenda një mandati qeverisës, do të hapen 300 000 vende pune, ashtu si në raste të ngjashme të dyanshme, më la një shije të hidhur, sidomos në kuptimin e seriozitetit të premtimit. Aq më tepër që nga premtime të llojllojshme, të bollshme dhe të mbushura me mashtrime “mrekullish qiellore”, na ka ardhur në majë të hundës në këta 7 vjetët e qeverisjes demokratike!… Nëse pretendohet që të hapen 300 000 vende pune (natyrisht me zhvendosje natyrore nga zonat rurale) kjo shumë (gjithmonë minimale) del afro 3-4 miliardë euro që praktikisht nuk disponohet brenda sistemit buxhetor në një periudhë qeverisëse 4 vjeçare apo dhe brenda sistemit financiar”, – shprehej Meidani në analizën e tij, menjëherë pas bërjes publike të premtimit në kongresin e 5 nëntorit të vitit 2011. Ndaj kësaj kritike nuk mungoi edhe kundërpërgjigja e kryesocialistit Rama, i cili pohoi në një dalje publike: “Atyre që thonë se 300 mijë vende të reja pune brenda një mandati në Shqipërinë e sotme janë utopi dhe madje edhe mashtrim, ne u themi me plot gojën që janë plotësisht të mundura, duke pasur parasysh se çfarë hapësire të jashtëzakonshme mundësish ka në hapësirën rurale të Shqipërisë”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency