Vritet me thikë pranë hyrjes së pallatit, nëna e dy fëmijëve

0
150

Elton Qyno

Viktima Asinja Krytha, është motra Arjan Kokvelajt të dënuarit me 15 vite burg për shfrytëzim prostitucioni

 

Vritet në një pritë të organizuar në hyrje të pallatit Asinja Krytha motra e shtetasit Arjan Kokvelajt, ky i fundit i dënuar me rreth 15-vite burg nga drejtësia italine për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit”. Nëna e dy fëmijëve është ekzekutuar me disa goditje thike në kraharor, teksa ishte duke u kthyer në banesën e saj. Në momentin e vrasjes Asinja Krytha ishte drejtuar për të hyrë në pallat, kur papritur është sulmuar nga një person i vetëm i cili e ka sulmuar nga prapa, duke e qëlluar disa herë me thikë në trup. Për pasojë, 50-vjeçaria ka lëshuar vetëm një klithmë që është dëgjuar nga banorë të lagjes dhe më pas është shembur në tokë e mbytur në gjak. Për shkak të errësirës në rrugicën e lagjes “Kryengritja e Fierit”, autori është larguar me shpejtësi duke mos u vënë re nga askush nga kalimtarët e rastit. Kanë qënë banorët ata që kanë gjetur të shtrirë në rrugë 50-vjeçaren, dhe më pas ata kanë bërë transportimin me shpejtësi në urgjencën e spitalit rajonal të Fierit. Edhe pas ndërhyrjes së mjekëve, nëna e dy fëmijëve ka gjetur vdekjen pak minuta më pas në sallën e reanimacionit. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, e gjithë policia e Fierit është ngritur në këmbë me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të vrasjes së 50-vjeçares. Asinja Krytha kishte disa vite që jetonte vetëm me dy fëmijët e saj në një apartament në lagjen “Kryengritja e Fierit”, ndërkohë që me bashkëshortin e saj viktima ishte divorcuar para disa kohësh.

Ngjarja në mbrëmjes

Ka qënë orë 19:00 kur ka ndodhur krimi i rëndë, pasi një person i vetëm e ka sulmuar 50-vjeçaren nga prapa dhe e ka qëlluar atë disa herë me thikë. Asinja Krytha, nuk ka mundur të bëjë asnjë thirje pëlr ndihmë veç, klithmës së lëshuar nga dhimbja që i shkaktoi goditja me thikë. Nëna e dy fëmijëve ishte duke u kthyer nga puna e saj, ku punonte si shitëse në dyqanin e vëllait të saj shtetasit Arjan Kokvelajt, kur papritur në mesin e errësirës është sulmuar nga një person i paidentifikuar i cili e ka qëlluar me thikë.Pas kësaj autori është larguar në drejtim të paditur, duke mos u parë nga askush, ndërkohë që e gjithë policia e Fierit është ngritur në këmbë me qëllim arrestimin e vrasësit të 50-vjeçares. Në të gjitha hyrje-daljet e Fierit janë ngritur postoblloqe policie, ku janë verifikuar personat e dyshimtë. Zona ku ka ndodhur krimi, është krehur me imtësi nga strukturat policore, por nuk është bërë e mundur gjetja e ndonjë gjurmë të autorit apo dhe të thikës, pasi dyshohej se mjeti i krimit mund të ishte hedhur nga vrasësi gjatë largimit të tij në ndonjë vend të fshehtë të rrugës. Për pasojë, lidhur me këtë ngjarje në Drejtorinë e Policisë së Fierit, janë shoqëruar mbi 15 persona ku pas marrjes në pyetje ata janë lënë sërisht të lirë nga policia. Kontrolle janë bërë në disa banesa rreth zonës, por që çdo gjë ka qënë pa rezultat. Për të hedhur sa më tepër dritë rreth kësaj vrasje në pyetje janë marrë disa kalimtarë në rrugë dhe banorë të zonës, të cilët kanë treguar se 50-vjeçaria jetonte e vetme pasi ishte divorcuar nga bashkëshorti. Sipas tyre viktima njihej si person pa probleme në zonë dhe se nuk kishte konflikte, dhe me familjarët e ish-burrit që kishte nga Shkodra. Pavarësisht këtyre deklaratave policia e Fierit është duke verifikuar me imtësi dhe rolin e anëtarëve të familjes së ish-burrit.

Pistat hetimore

 

Specialistë e policisë kanë përqëndruar hetimet e tyre në disa pista hetimore, ku e para lidhet me ndonjë grabitje të mundshme të 50-vjeçares. Sipas policisë persona të ndryshëm duke shfrytëzuar dhe errësirën, kanë sulmuar gruan për tia marrë çantën, por me sa duket ajo ka bërë rezistencë dhe për pasojë, ngjarja ka shkuar në përdorimin e thikës nga ana e autorit të krimit. Kjo mbetet vetëm një pistë hetimore pasi deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia ende nuk kishte një ide të qartë lidhur me motivet e kësaj vrasjes. Dyshime flasin se vrasja mund të jetë kryer edhe si pasojë e një hakmarje të mundshme pasi, vëllai i viktimës shtetasi Arjan Kokvelaj është person me precedent penalë, pasi është dënuar nga gjykata e Fierit për rrahje të një gjyqtari si dhe mban mbi supe një dënim prej 15 vitesh për akuzën e “Shfryrtëzimit në rrethana rënduese”, dënim ky që e ka marrë nga drejtësia Italiane. Pikërisht për këtë dënim, është kërkuar arrestimi dhe ekstradimi i tij në Itali, por një gjë e tillë nuk është kryer, pasi gjykatat shqiptare rrëzuan kërkesën e prokurorisë së Fierit për ekstradimin e tij në Itali.

 

Vëllai i viktimës, në trafiqe

dhe aktivitete të paligjshme

 

50-vjeçari Arjan Kolvelaj është arrestuar në 15 shkurt të këtij viti pasi Gjykata italiane e kishte dënuar atë me 15 vjet burg. Kolvelaj është dënuar për veprën penale “shfrytëzim të prostitucionit” nga Gjykata e Apelit në Breshia të Italisë. Me vendim të datës 31.05.2009 të Gjykatës së Apelit në Breshia, Itali, ai është dënuar me 15 vjet burg për veprat penale të “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “emigracionit të paligjshëm klandestin’, vepra të cilat i ka kryer në shtetin italian”. Blutë nuk bënë të ditura të dhëna në lidhje me viktimat e prostitucionit, pasi dosja mësohet se është në Itali, aty ku i arrestuari do të vuajë edhe dënimin. Emri i Kolvelajt ishte i njohur për policinë e Fierit. Ai ishte evidentuar edhe më parë si një person me precedentë penalë në fushën e trafiqeve dhe marrëdhënieve seksuale me dhunë. Për këto vepra të rënda, 50-vjeçari fierak ka kryer edhe dënimin. Ngjarja e fundit për të cilën u arrestua ndodhi tetorin e vitit 2009, kur Kolvelaj dhunoi në mes të Fierit një gjyqtar të Gjykatës së këtij rrethi. R. Jaupaj ndodhej i vetëm në njërën nga rrugët e lagjes “Kryengritja” në Fier kur është ndeshur me agresionin e Arjan Kokvelaj. Pas hetimeve rezultoi se Kokvelaj ishte takuar rastësisht me gjyqtarin në një lokal të kësaj lagjeje. Ai ka nisur të debatojë me gjyqtarin dhe më pas e ka dhunuar atë duke i shkaktuar edhe fraktura në trup. Pas ngjarjes, autori është futur në banesën e tij në një pallat në lagjen “11 Janari”. Ndërsa gjyqtari Jaupaj iu drejtuar policies.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency