I ftohti polar ngrin vendin, shënohet një viktimë në qytetin e Gramshit

0
130

Një 38-vjeçar është viktima e dytë që shënohet nga moti i ftohtë. Sipas burimeve zyrtare, viktima quhet Orgest Daja nga Gramshi i cili është gjetur pa ndjenja në akull, pranë shtëpisë së tij. Ai është dërguar menjëherë në spital, por pa mundur të mbijetojë. Mësohet se Daja ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak. Ogrget Daja, punonte pranë nënstacionit elektrik në qytetin e Gramshit. Ai pasi ka lënë detyrën ka hipur në makinën e tij dhe është drejtuar për në banesë. Por teksa është afruar pranë shtëpisë, sapo ka hapur derën e makinës, Daja ka gjetur vdekjen e menjëhershme si rezultat i pushimit të zemrës. Kanë qënë familjarët ata që e kanë gjendur trupin e pajetë të Dajës, i cili kishte ngrirë plotësisht si rezultat i temperaturës tepër të ulët që kishte rënë gjatë natës. Dy ditë më parë 68-vjeçari Rauf Pepa në Elbasan u gjet i shtrirë pa ndjenja në trotuar. Edhe pse iu dha ndihma e parë mjekësore ai ndërroi jetë, duke shënuar kështu viktimën e parë të të ftohtit. Për shkak të uljes së temperaturave ka ngrirë I gjithë vendi, ndërkohë që probelmatika shfaqet në disa akse rrugore në jjuglindje dhe verilindje. Në rajonin e Peshkopisë kanë pushuar reshjet intensive dhe bora është kthyer në akull. Qarkullimi është bërë edhe më i vështirë, dhe lëvizet vetëm në zinxhirë në çdo aks. Shumë komuna dhe akse rurale raportohen të bllokuara në Malësinë e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Has, Peshkopi, Librazhd, Pogradec dhe Korçë. Nuk ka njoftime për rrugë kryesore të bllokuara, ndërkohë që firmat e mirëmbajtjes po punojnë me mbajtjen hapur të tyre.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency