Vlorë Flamurtari ul pretendimet dhe merr kohë për teknikun e ri

0

Flamurtari rivendos limitet për këtë sezon futbollistik. Drejtuesit e klubit vlonjat, pas mbledhjes së dy ditëve më parë, që konkludoi me largimin e trajnerit Hulian Rubio, janë takuar dje me të gjithë grupin e futbollisteve, ndaj të cilëve është kërkuar një impenjim më i madh për ndeshjet e ardhshme. Ndërkohë, të ndodhur në një pozitë aspak të favorshme në kampionat dhe starti i gabuar në Kupë, kanë diktuar përcaktimin e objektivave të rinj. Arritja e Skënderbeut konsiderohet një mision i pamundur, ndaj për këtë arsye u është kërkuar lojtarëve si objektiv vendi i dytë në kampionat, si dhe arritja deri ne finalen e Kupës. Një enigmë e pazbardhur ndërkohë mbetet emri i trajnerit të ri dhe deri në emërimin e tij, skuadra ka nisur stërvitjen nën drejtimin e Johan Drizës, ndihmëstrajneri i Rubios dhe Muçës. Prova e parë për reagimin e skuadrës do të jetë sfida e fundjavës në Kupë në “Niko Dovana” kundër Teutës. Sa i përket zërave që flisnin se Rubio nuk do të ishte i vetmi që do të largohej ka menduar Ardi Behari për të qetësuar të gjithë lojtarët. Në një prononcim për mediat Drejtori Teknik i ekipit vlonjat është shprehur se asnjë nga lojtarët e Flamurtarit nuk do të largohet gjatë merkatos së janit. Sipas tij klubi do të respektojë të gjithë kontratat. Në fund të fjalës së vet Behari tregoi se drejtuesit e këtij klubi po mendojë për të afruar disa futbollistë të tjerë.

Loading...

 

Loading...