Platini flet nga Kuala Lampuri “Nuk do të shpenzojmë para kot për teknologjinë në fushë”

0
138

Mishel Platini vazhdon kryqëzatën e tij kundër moviolës në fushë. Që nga Kuala Lumpuri ku ndodhej për një takim me krerët e federatës aziatike, shefi i UEFA-s mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij kundër teknologjisë pavarësisht se FIFA ka filluar eksperimentimin e sistemeve “Syri i fajkoit” dhe “goal ref” në Botërorin e klubeve që po zhvillohet në Japoni për të evituar golat fantazmë. “Nuk është një çështje për teknologjinë në vijën fatale, është një çështje që ka të bëjë me teknologjinë në tërësi. Ku mund të fillojmë me teknologjinë në futboll dhe ku do të ndalemi me teknologjinë në futboll. Për të aplikuar teknologjinë në vijën fatale në kompeticionet tona na kushton 50 milionë Euro në pesë vjet. Unë preferoj t’i jap 50 milionë Euro për zhvillimin e sektorëve të të rinjve se sa t’i shpenzoj për të evituar një ose dy gola në vit. Do të ishin shumë para të shpenzuara për një gol”, – tha Paltini. Gjatë takimit Platini insistoi se aplikimi i gjyqtarëve pas portave është më se i mjaftueshëm për të evituar golat fantazmë pasi në distancë vetëm prej një metri nga porta arbitrat mund të shohin nëse topi e ka kaluar apo jo vijën fatale.

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency