Olldashi: Shtëpitë e zëna, ritme rekord për kthimin në duart e pronarëve

0
182

Vijon lirimi i shtëpive dhe dorëzimi i tyre pronarëve të ligjshëm, në përputhje me aktin normativ të miratuar nga qeveria shqiptare, që i jep fund një herë e mirë një padrejtësie shumëdekadëshe. Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, shpërndau të martën 38 titujt e parë ekzekutivë për pronarët në Tiranë, pronat e të cilëve ishin zënë prej rreth 70 vitesh nga qiraxhinj. Gjatë ceremonisë së organizuar pranë Entit Kombëtar të Banesave, Olldashi u shpreh: “Jemi të vendosur të kthejmë pronën tek i zoti. Dua të falënderoj të gjitha familjet qiramarrëse, që ende pa dalë titulli ekzekutiv kanë bërë të mundur lirimin e banesave”, – tha Olldashi.

 

Kërkesa

 

Olldashi u kërkoi edhe atyre familjeve që ende nuk kanë liruar banesat t’i lirojnë ato, pasi, theksoi ai|: “Jemi të vendosur për të zbatuar ligjin për kthimin e banesave te pronari. Këta janë titujt me të cilët pronarët do t’u drejtohen zyrave të Përmbarimit për të kryer tashmë lirimin e pronës së tyre të ligjshme, të pronës që prej 70 vjetësh pengohen ta gëzojnë”, – u shpreh ai.

Më tej, Olldashi bëri të ditur se procesi ka ecur shumë më mirë nga sa pritej. “Ka pasur menjëherë një fluks kërkesash nga pronarët legjitimë në të gjitha degët e Entit Kombëtar të Banesave, kryesisht në Tiranë dhe në Durrës. Nga ana tjetër, ne po ndjekim me shumë kujdes ecurinë e procesit edhe në gjykatë. Veçanërisht në Gjykatën e Tiranës që është edhe gjykata më e madhe për të mbajtur, të themi nën vëzhgim ritmet me të cilat dalin këta tituj ekzekutivë, pasi ne do të donim që procesi të ecte po kaq shpejt edhe në javët apo muajt e ardhshëm në mënyrë që përfundimisht të përmbyllet”, – deklaroi Olldashi.

Në muajin nëntor, Kuvendi miratoi aktin normativ për kthimin e shtëpive të pronarëve të ligjshëm të cilat ishin të zëna nga qiraxhinj.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency