Mesi “shkel” tredhëmbëshin e Realit të Madridit

0
151

 Altin Vorpsi

“Pleshti” deri më tani ka shënuar plot 23 gola, pak më pak se gjysma e numrit të golave që ka shënuar e tërë skuadra e Barcelonës (50)

 

Gjithçka flet për të. Leo Mesi është sportisti i momentit në këtë fund viti. Pak ditë pasi theu rekordin e Gerd Mylerit, i cili shënoi në vitin 1972 plot 85 gola me fanellën e Bajernit dhe Gjermanisë Perëndimore, Mesi ka rrëmbyer përsëri faqet e para për një tjetër fakt. “Pleshti” nga Argjentina është krenaria e filozofisë së Barçës që duke mos shpenzuar asnjë euro, ka arritur të formojë një talent si ai. Një talent që deri më tani ka shënuar sa për tre lojtarë të Realit të Madridit.

 

23 me 23

Me rivalen më të afërt që është gjashtë pikë larg, Barcelona duket se po shkon e qetë drejt triumfit numër 22 në La Liga. Për të arritur diçka të tillë, Barça ka shfrytëzuar më së miri Leo Mesin. “Pleshti” deri më tani ka shënuar plot 23 gola, pak më pak se gjysma e numrit të golave që ka shënuar e tërë skuadra (50). Pikërisht nga ky fakt ka marrë shkas edhe e përditshmja katalanase “Sport” që në faqen e parë dje hapej me titullin: “Mesi poshtëron sulmuesit e Realit të Madridit”. Edhe një herë “Sport” nuk ka humbur shansin për të ngacmuar “galaktikët” që këtë edicion nuk e kanë nisur si duhet La Ligën (janë në vend të tertë plot 11 pikë larg Barçës). E përditshmja katalanase ka mbledhur numrin e golave të shënuar prej tre lojtarëve më sulmues të Realit. Krisrtiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gonzalo Higuain në 15 ndeshjet e para te La Ligës kanë vetëm 23 nga 37 golat e Realit. Portugezi ka realizuar 13 herë, francezi 3 herë ndërkohë që argjentinasi shtatë herë. Pra, të tre këta lojtarë kanë shënuar 23 gola aq sa ka mundur të bëjë vetëm Mesi tek Barça.

 

147 me 0

Por, krahasimi i “Sport” nuk mbaronte me aq. Një tjetër motiv për t’u “mburrur” për Barçën është se këta gola nuk i kanë kushtuar asnjë euro, duke qenë se Mesi është një “prodhim” i akademisë së saj… të famshmes “La Masia”. Ndryshe flitet për Realin që për të afruar tre lojtarët e lartpërmendur i është dashur që të shpenzojë plot 147 milionë euro. Kristiano Ronaldo la Mançester Junajtidin për shumën e 94 milionë eurove. Ndërkohë, Benzema u ble nga Lioni për 40 milionë euro. Sa i përket Higuainit, është i vetmi që nuk i ka kushtuar shumë Florentino Perezit që e bleu nga River Plejti për 13 milionë euro.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency