Merkato Erion Bogdani është shumë pranë Peskarës

0

Erion Bogdani mund të ndërrojë sërish skuadër. Sipas uebsajtit italian “Calciomercato24” bomberin shqiptar po e kërkon me ngulm skuadra e Peskarës. Ekipi abrucez, që aktualisht ndodhet në vendin e katërt nga fundi, do të shfrytëzojë merkaton e janarit për të forcuar ekipin. “Calciomercato24” bën me dije se Peskara kërkon të joshë Bogun duke i ofruar një vend titullari në skuadër. Një “privilegj” të tillë sulmuesi i përfaqësueses sonë nuk e ka tek Siena. Për skuadrën toskane Bogdani ka luajtur shumë pak minuta duke realizuar vetëm një gol.

Loading...

 

Loading...