Kryeministri, takim me përfaqësues të Mitrovicës

0
127

Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësues të Këshillit Komunal të Mitrovicës të cilët i dorëzuan Kryeministrit pankartën simbolike të kësaj shoqate, me mesazhin mirënjohës në të cilin shkruhej: “Na ndihmuat në ditët më të vështira, faleminderit Shqipëri! Me fat 100-vjetori i pavarësisë!” Kryeministri Berisha i falënderoi për këtë dhuratë, të cilën ai e vlerësoi si të mrekullueshme. “Unë ju jam mirënjohës për këtë dhuratë të mrekullueshme, me një simbol të rëndësishëm, sikundër, dua të theksoj se ajo çka unë dhe të gjithë shqiptarët në Shqipëri kemi bërë për Kosovën, është shumë më pak se ajo që ka bërë Kosova për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar. Jam plotësisht dakord me ju që historinë duhet ta vlerësojmë, me qëllimin e vetëm që të mund të kemi një të ardhme më të mirë, më të begatë, një të ardhme ku kombi të ndihet 1 dhe i bashkuar, një të ardhme që e kanë projektuar në mënyrën më të fuqishme rilindësit tanë, të ardhmen evropiane”, – theksoi Kryeministri. Më tej në takim, përfaqësuesit e Këshillit Komunal të Mitrovicës e njohën kreun e qeverisë me prioritetet e kësaj shoqate në afrimin më të shpejtë e më të fortë të shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri. Ai shprehu vlerësimin e tij për aktivitetin e kësaj shoqate dhe u premtoi atyre se do t’i mbështeste dhe ndihmonte në përmbushjen e këtij misioni që i shërben bashkimit të shqiptarëve në Evropë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency