Angli, shpërndanin heroinë, në pranga dy shqiptarë e një turk

0

Dy shqiptarë dhe një shtetas turk janë arrestuar në Angli për shpërndarje të lëndëve narkotike në Londër. Elidon Sadikaj, 30 vjeç, Klodian Canaj, 34 vjeç, dhe shtetasi turk Ozkan Adem, 57 vjeç, u arrestuan nga policia me gjysmë kilogram heroinë në një qese plastike e cila kapte një vlere prej 35 mijë paundësh. Sipas autoriteteve angleze të arrestuarit i përkisnin një bande shqiptaro-turke e cila ishte përgjegjëse për trafikimin e rreth 80 për qind të heroinës në rrugët së Londrës. Nisur nga ky fakt aktualisht hetimet lidhur me këtë çështje janë intensifikuar me qëllim zbulimin e anëtarëve të tjerë të rrjetit kriminal. Gjatë marrjes në pyetje, tre të arrestuarit nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me autoritetet policore, ndërkohë që për të gjetur prova të mëtejshme, policia ka sekuestruar aparatet celularë të tre të ndaluarve. Ky nuk është rasti i parë që shtetas me kombësi Turke dhe Shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, duke krijuar grupe të fuqishme kriminale që veprojnë në të thithë qytetet më të mëdha të Evropës. Pikërisht këto grupe veprojnë më tepër në shtetet si Italia, Gjermania, Franca dhe Anglia ku çdo ditë e më tepër shtojnë zonat e tyre të influencës për shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme si heroinë, kokainë dhe hashash.

Loading...