Agjencia e Konsumatorit: Tregje alternative, nëse abuzohet me çmimet

0
156

Blerta Mrishaj

Bashkia e Tiranës po vijon monitorimin intensiv të tregjeve të kryeqytetit, në mënyrë që të parandalohet rritja abuzive e çmimeve, dukuri që vihet re kryesisht me afrimin e festave të fund vitit

Çdo ditë në gazeta do të publikohen çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve, në të njëjtën kohë do të vijojnë kontrollet e bashkisë nëpër gjashtë tregjet e Tiranës, nismë kjo marrë për frenimin e abuzimit me çmimet, fenomen ky që ndeshet kryesisht në prag të festave të fundvitit. Kontrolli i radhës është ishte te tregu i uzinës “Dinamo”, nga ku kreu i Agjencisë së Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës, Geron Ibrahimi, paralajmëroi tregtarët se nëse vërehen abuzime me çmimet, atëherë do të hapen tregje alternative.

Monitorimi

“Paralelisht po monitorohen 6 tregje në kryeqytet. Ndërkohë, çmimet mesatare të fruta-perimeve dhe të produkteve të shportës në 3 prej këtyre tregjeve, atij tek uzina “Dinamo”, tregu i Pazarit të Ri, tregu ushqimor në Qytetin e Nxënësve, duke nisur nga sot (dje) e në mënyrë të përditshme, do të bëhen transparente për mediat, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar mbi çmimet mesatare, në kohë reale. Ne jemi të vendosur, që ashtu si një vit më parë të marrim masa të menjëhershme, nëse këto çmime ndryshojnë në mënyrë abuzive, në zona apo tregje të caktuara, madje unë dua t’u kërkoj edhe qytetarëve të bashkëpunojnë, duke na dhënë informacion, në rast se vënë re abuzime me çmimet. Në rast se do të konstatojmë ngritje abuzive të çmimeve, gjë të cilën për fat të mirë deri tani nuk e kemi konstatuar, kemi gati të gjithë logjistikën e nevojshme, për ngritjen e një apo dy tregjeve alternativë, në funksion të qytetarëve”, – u shpreh z. Ibrahimi.

Tregjet

Bashkia e Tiranës po vijon monitorimin intensiv të tregjeve të kryeqytetit, në mënyrë që të parandalohet rritja abuzive e çmimeve, dukuri që vihet re kryesisht me afrimin e festave të fund vitit. Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Geron Ibrahimi, nga tregu i uzinës “Dinamo” ka bërë të ditur dhe nisjen e publikimit të çmimeve mesatare të fruta-perimeve dhe produkteve të shportës. Ndërkohë që, ashtu si një vit më parë, Bashkia e Tiranës ka gati edhe projektin e ngritjes së një apo më shumë tregjeve, në zonat kryesore të Tiranës, në rast se do të vihen re abuzime me çmimet. Ndërkohë që këtë vit futet një element i ri, në raport me ndërtimin e grupeve të punës, është se do të ketë në përbërje edhe specialistë përkatës nga minibashkitë, në territorin e të cilave ndodhet tregu, duke siguruar në këtë mënyrë, që të gjithë elementët e kontrollit, AMK, Policia Bashkiake, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore e njëkohësisht minibashkia, të plotësojnë të gjithë aktorët në proces, që kanë të bëjnë me një kontroll të plotë të kësaj situate.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency