Zbulimi pas aksidentit Denoncon burrin për rrëmbimin e fëmijës, pas disa orësh gruaja tërheq kallëzimin

0
137

E ka denoncuar si një rrëmbim të foshnjës së saj nga bashkëshorti, por më pas ka tërhequr thëniet e dhëna në polici, menjëherë pasi ka mësuar se burri dhe bebja 6-muajshe janë në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, pas aksidentit të pësuar në rrugën Milot – Burrel. Adelina Pinku, nga Maqellara, kishte shkuar tek prindërit e saj, kur papritur burri Urim Onuzi është shfaqur në derën e shtëpisë prej nga ka marrë foshnjën dhe është larguar në drejtim të Tiranës me shpejtësi. Në pamundësi për ta ndaluar, Adelina Pinku ka shkuar në komisariatin e Burrelit, ku ka kryer një denoncim për rrëmbim të foshnjës. Kallëzimi është kryer pas publikimit të lajmit të aksidentit, ndërkohë që disa orë më vonë, Pinku ka tërhequr deponimet e dhëna në polici, me arsyetimin se nuk e ka ditur se çfarë ishte duke bërë dhe për shkak të tronditjes së saj. Bashkëshortja e Urim Onuzit, Adelina Piku nga fshati Maqellarë ka deklaruar se vajzën ia ka dhënë me dëshirë bashkëshortit të saj, duke hedhur poshtë akuzat për rrëmbim. Piku ka treguar se nuk ka konflikte me burrin e saj. Të njëjtin version nga Spitali Ushtarak ku ndodhet i plagosur jep edhe 26-vjeçari. Aksidenti ndodhi mëngjesin e djeshëm, kur automjeti ku udhëtonte 26-vjeçari Urim Onuzi së bashku me foshnjën 6 muajsh, doli nga rruga si pasojë e ngricës në rrugë. Fillimisht të dy të plagosurit u transportuan në spitalin e Burrelit, ku burime zyrtare bëjnë të ditur se 26-vjeçari nuk kishte pranuar të jepte asnjë lloj dokumentacioni, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar të dy u transportuan me helikopter drejt Spitalit Ushtarak. Aktualisht policia e Burrelit ka nisur hetimet me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërkohë që ndaj Adelina Pinkut do nisin hetimet për “Kallëzim të rremë”. Ndërkohë që dyshimet e policisë flasin se bashkëshorti i saj, është përdorues droge.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency