Ukrainë Vorskla pret shqiptarë të tjerë

0

Shumë shpejt familja Dallku do të përfaqësohet nga dy vëllezër tek Vorskla Poltava. Pas Armendit, nga fillimi i vitit tjetër fanellën e ekipit të parë të skuadrës ukrainase pritet ta veshë edhe Ardini. Vëllai i vogël i tij do të nënshkruajë një kontratë profesioniste, kështu që nga sezoni i ardhshëm në Ukrainë ka të drejtë të luajë për ekipin U-19. Ardini ishte transferuar tek  Vorskla një vit më parë, por nuk kishte të drejtë të nënshkruante kontratë profesioniste, pasi nuk ishte ende 18 vjeç. Tani ai e ka arritur këtë moshë dhe e ardhmja është në duart e tij. Dallku ndihet i lumtur që arriti t’i bindë drejtuesit e ekipit.

Loading...

 

Loading...