Përplasja për RTSH, Bushati: I duhen reduktuar fondet, Doda: Keni alergji për median

0
172

Miratimi i buxhetit për vitin 2013 në Komisionin e Integrimit ka rikthyer përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës lidhur me financimin e Televizionit Publik Shqiptar. Kryetari i Komisionit të Integrimit Ditmir Bushati gjatë diskutimeve për buxhetin e Ministrisë së Integrimit, deklaroi se rritja e fondeve për këtë ministri mund të bëhet duke rishikuar fondet që merr TVSH-ja. “Kemi që qëndrim që e kemi mbajtur edhe vjet, që i duhen reduktu fondet Radio Televizionit Shtetëror se nuk është ende publik dhe mund të shkojnë për prioritetet që ka vendi. Një burim që është jashtëzakonisht i manaxhueshëm”, – tha Bushati. Kjo deklaratë solli edhe reagimin e deputetëve të mazhorancës të cilët kundërshtuan propozimin e kryetarit Ditmir Bushati. “Sa për dijeni Radio Televizioni merr lekë vetëm për orkestrën dhe vetë qeveriset”, – tha deputeti demokrat Sherefedin Shehu. Ndërsa nga ana e saj deputetja e mazhorancës Mesila Doda e akuzoj Bushatin për qëndrime me dy standarde lidhur me median në Shqipëri. “Ju deri tani keni deklaruar se jeni në favor të medias. Nuk e di pse jeni kaq kundër medias dhe keni një alergji të madhe ndaj saj. Beso se duhet një hapje më e madhe ndaj medias në këtë vend”, – tha deputetja Doda. Përpos kësaj, Komisioni i Integrimit Miratoi nen për nen projektbuxhetin për vitin e ardhshëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency