Ministria e Jashtme propozon shkurtimin e ambasadave shqiptare

0
145

Florenc Drizari

Kryediplomati Edmond Panariti paralajmëroi shkurtimin në numër për 50 ambasadat shqiptare në botë

 

Ministria e Punëve të Jashtme ka pezulluar hapjen e ambasadave të reja apo të përfaqësive të tjera shqiptare në vende të ndryshme të botës. Kreu i diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti shkoi më tej duke deklaruar edhe rishikimin e përfaqësive ekzistuese. Sipas tij, Shqipëria ka 50 ambasada ose përfaqësi të huaja në botë dhe në kuadër të krizës globale, institucioni që ai përfaqëson pritet të paraqesë një raport më të detajuar ku do t’i propozohet Këshillit të Ministrave shkurtimi i tyre. Deklarata Panaritit u bë gjata shqyrtimit nen për nen të projektbuxhetit të 2013 dje në Komisionin e Jashtëm dhe kërkesa për rishikimin e numrit të përfaqësive sipas tij bazohet edhe në vendime që kanë marrë disa nga vendet evropiane.

PANARITI
“Ne kemi pezulluar çdo hapje të përfaqësive apo ambasadave të reja dhe jo vetëm kaq, po unë nuk do të kisha asnjë lloj kompleksi për të rishikuar edhe numrin e përfaqësive ambasada që kemi. Në total kemi rreth 50 ambasada dhe misione dhe këtë po e bëjnë shtete më të fuqishme sesa ne; po shikojnë me përgjegjshmëri për të reduktuar numrin e përfaqësive të tyre. Ky nuk është rasti vetëm i Shqipërisë, por i Evropës, i fqinjëve tanë, të cilët po rishikon mundësinë e reduktimit të përfaqësive”, – deklaroi kreu i Ministrisë së Jashtme Edmond Panariti. Gjithashtu ministri foli edhe për bashkëpunimin me vendet fqinje për mbulimin e shteteve në të cilat Shqipëria nuk ka përfaqësi diplomatike. “Aty ku është e mundur që përfaqësitë të mbulohen nga vendet fqinjë të shihet si mundësi, po për këtë jemi duke bërë edhe një analizë të përfaqësive. Në raport me këtë do të dalim në konkluzione të cilat do ti kalojmë në Komisionin e Jashtëm dhe kërkojmë edhe miratimin tuaj para se t’ia kalojnë Këshillit të Ministrave. Ne duhet të përshtatemi me këtë situatë. Duhet ti japim rëndësi dhe peshë atyre ambasadave, në raport me të cilat ne kemi edhe objektivat dhe synimet më të rëndësishme për Ministrinë e Jashtme”, – tha Edmond Panariti. Lidhur me shkurtimin e numrit të ambasadave ministri përmendi edhe disa nga vendet që e kanë ndërmarrë këtë nismë më parë. “Ato përfaqësi që me volumin e tyre të lenë të kuptojmë që puna e tyre mund të kryet edhe nga një mision ose përfaqësi tjetër, edhe të shikohet mundësi për t’i mbyllur dhe të hapen në kohë tjetër më të përshtatshme. Kjo lloj përqasje po ndiqet edhe nga vende të tjera më të fuqishme se ne si Holanda, Danimarka, Rumania, Greqia etj.”, – tha Panariti.

KËRKESA PËR FONDE

Gjata diskutimit nen për nen të projektbuxhetit në Komisionin për Politikën e Jashtme, kreu i diplomacisë shqiptare kërkoi rritje të fondeve për të përballuar shpenzimet që shteti unë ka përballë organizatave ndërkombëtare. “Kemi një ngurtësim të fondeve për vitin e 2012-ën. Gjë që përkthehet në një total 1 milion e 200 mijë eurosh fonde të ngurtësuara që në muajin gusht të këtij viti. Kjo na gjë që na ka vënë në vështirësi përballë obligimeve që kemi me përfaqësitë, për të përballuar shpenzimet operative që kemi dhe shpenzimet e qirave të selive ku ato janë të alokuara. Kjo sasi është e domosdoshme për të garantuar funksionimin normal të përfaqësive, pasi bëhet fjalë për mbulimin e shpenzimeve bazë”, – tha Panariti. Sipas tij, fonde shtesë duhen parashikuar dhe për detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare që ka shteti unë me disa vende dhe organizata të huaja. “Për vitin që vjen ne kemi kërkuar edhe financime të cilat kanë të bëjnë me kuotizacionet ndaj palëve të treta për kuotat ndaj niveleve ndërkombëtare. Bëhet fjalë për një sasi parash për të paguar detyrimet për godinën e re të NATO-s, po kështu detyrime brenda OKB-së, si dhe kontribute që rrjedhin nga bashkëpunimet ndërkombëtare. Këto janë produktet shtesë të kërkuara për tu përfshirë në draftimi e buxhetit për vitin e ardhshëm”, – u shpreh ministri i Jashtëm, Edmond Panariti.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency