Kategoria e Parë Disfata me Lushnjën “i hap” sytë lojtarëve të Partizanit

0
171

Një pjesë e mirë e lojtarëve të Partizanit pritet që të largohen, duke qenë se ata ende nuk janë shlyer nga ana e klubit. “Të kuqtë ” kanë tre muaj pa u paguar, ndërkohë që nuk e dinë nëse do të jenë në planet e drejtuesve apo edhe të trajnerëve për fazën e dytë të kampionatit. Sipas të gjitha gjasave, futbollistët e kuq do të kërkojnë dokumentacionin te drejtuesit për t’u bërë pjesë e ndonjë tjetër ekipi.

Pavarësisht premtimeve të drejtuesve për pagat e prapambetura, të cilat pritej të shlyheshin përpara ndeshjes me Lushnjën, një gjë e tillë nuk ka ndodhur as pas saj. Nga ana e klubit të kuq nuk ka asnjë komunikim zyrtar në lidhje me këtë çështje, e cila është mjaft e rëndësishme për një pjesë të futbollistëve. Këtyre të fundit u është thënë se ditët në vijim do të telefonohen për të marrë edhe atë çka u takon nga aktivizimi me të kuqtë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency