Itali Ujkani flet pas humbjes me Juven

0

Portieri shqiptar, Samir Ujkani, mbrojti portën e Palermos dy ditë më parë që në shtëpi u mposht nga kampionia në fuqi e Italisë, Juventusi me shifrat minimale 1:0. Për këtë ka meritë portieri i përfaqësues tonë që bëri disa dalje në kohë duke shpëtuar edhe një goleadë e mundshme. Ai pas ndeshjes u vlerësua me notën shtatë. “Ne luajtëm mirë ndaj një ekipi të fortë si Juventusi. Ne duhet të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Ujkani. Deri më tani portieri ka luajtur për Palermon 15 ndeshje në kampionatin italian.

Loading...