Dëmtimi Kukeli: Kam luajtur i dëmtuar me kombëtaren

0
181

Viti 2012 nuk ishte shumë me fat për burim Kukelin edhe pse debutoi për herë të parë me fanellnë e përfaqësuese të Shqipërisë. Pak muaj më parë i riu pësoi një dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave më shumë se tre muaj. Më saktë 28-vjeçari u dëmtuar më 28 tetor në sfidën ku Cyrihu i toj sfidoi Bazelin. Pak ditë më parë Kukeli pohoi se ka luajtur i dëmtuar për më shumë se tre muaj.”Ka rreth tre muaj që kam luajtur i dëmtuar në kofshë. Kam ndjerë vazhdimisht dhimbje, nuk kam mundur të jap maksimumin, por e kam shtyrë disi. Në fund të tetorit gjendja u rëndua dhe pushimi ishte i pashmangshëm. Nga atëherë jam në terapi, ndërsa shpresoj t’i bashkohem skuadrës në stërvitje me fillimin e fazës përgatitore”, tha Kukeli. 28-vjeçari gjatë verës mbërriti tek Zyrihu pasi la Lucernën. Ai më shtatë nëntor debutoi për Shqipërinë në një ndeshje kundër Qipros, ndërsa më pas luajti edhe kundër Zvicrës, Islandës e Sllovenisë. Në të gjitha këto takime ai ishte titullar. Mbi këtë aventurë të re Kukeli u shpreh: “Jam i lumtur që jam bërë pjesë e kombëtares. Por më duhet të pranoj që kam luajtur i dëmtuar edhe prandaj nuk kam dhënë maksimumin. Besoj që në të ardhmen kontributi im për fanellën kuqezi të jetë më i madh”, përfundoi Kukeli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency