Shpërndarja e mandateve, Alibeaj: Nuk favorizon demokratët, zgjidhja, drejt kolegjit

0
128

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, thotë se rishpërndarja e mandateve në katër zona dëmton më shumë demokratët sesa socialistët. Sipas tij, zgjidhja e vetme e ngërçit të krijuar në KQZ është Kolegji Zgjedhor. “Për këdo i cili mund të ketë ndonjë kompleks të vogël persekutimi elektoral në këtë rast, ja pra që ku është zgjidhja. Mund të shkojnë në komunat përkatëse, të marrin të dhënat, të marrin informacion dhe mund ta ballafaqojnë me të dhënat që ka Drejtoria e Përgjithshme Civile dhe këtu zgjidhet gjithë historia. Nëse nuk do e zgjidhin për ndonjë tek, zgjidhja qëndron në Kolegjin Zgjedhor. Pa asnjë lloj mundësie të krijojë ngërçe politike”, – thotë Enkelejd Alibeaj, deputet i PD. Sipas deputetit, kolegët e majtë që kanë dyshime mbi vërtetësinë e shifrave të lëvizjeve të popullsisë të shkojnë t’i verifikojnë në bashkitë e komunat, pa rrezikuar vonesa të mëtejshme të procesit. “Nëse do të ndodhë që zvogëlohet një mandat në Qarkun e Beratit, ai mandat i ikën PD-së, nëse mund të ndodhë që për shkak të këtyre lëvizjeve të pakësohet numri i mandateve në Qarkun Kukës, përsëri këtë mandat i ikën PD dhe shkojnë respektivisht ose në Qarkun Durrës, ose në Qarkun Tiranë, që nuk e dimë se kush e merr, për shkak të kapriçove të formulës. Që do të thotë si në njërin dhe në tjetrin rast të dëmtuar nga kjo histori është Partia Demokratike”, – tha Alibeaj për “AS” një ditë më parë. Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Brendshme, do të jenë rreth 120 mijë votues të rinj në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Ky shtim i popullsisë në qarqe të caktuara të vendit, ka bërë që KQZ të propozojë heqjen e nga një mandati në Korçë e Berat, dhe kalimin e tyre në Durrës dhe Tiranë. Por sipas socialistëve, pakësimi i numrit të popullsisë, duhet të penalizojë Kukësin, i njohur si bastion i PD-së dhe jo Beratin, bastion të PS-së.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency