Rama, takim me biznesin e vogël: PS është e vendosur të luftojë korrupsionin

0
140

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë takimeve që zhvilloi një ditë më parë me disa nga bizneset e vogla të zonës së Paskuqanit, theksoi angazhimin e tij për të hequr taksën e biznesit të vogël. “Kjo punë nuk vazhdon dot kështu. Është një rrënim i vazhdueshëm 3 minuta nga Tirana, megjithëse edhe në Tiranë gjendja nuk është më e mirë kur vjen puna tek biznesi. Biznes i thënçin se ky është vetëpunësim. Taksën e biznesit të vogël ne do ta heqim dhe absolutisht jam i bindur që në qoftë se do ulim maksimalisht dhe taksën e korrupsionit që e katandisi Shqipërinë me Nigerinë dhe me Etiopinë, turp i madh, simbole të korrupsionit botëror, do gjejmë mundësi edhe të financojmë më shumë për arsimin e fëmijëve, të financojmë më shumë për shëndetësinë, të financojmë më shumë patjetër për ekonominë”, – u shpreh Rama. Sipas Ramës, Partia Socialiste me programin e saj për një rilindje shqiptare është e vendosur të luftojë korrupsionin, por po ashtu do financojë më shumë për arsimin, shëndetësinë, duke i dhënë një ndihmë konkrete edhe gjallërimit të sipërmarrjes së vogël.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency