Kryetari i Komisionit të Jashtëm, Beja: Opozita, përgjegjëse për refuzimin e statusit

0
131

Florenc Drizari

Kryetari i Komisionit të Jashtëm, Beja: Opozita, përgjegjëse për refuzimin e statusit

Fatos Beja: Me bllokimin e votimit të tri ligjeve, po bëhet kusht statusi

 

Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme, Fatos Beja, bën përgjegjëse opozitës për dështimin e mundshëm në marrjen e statusit të kandidatit nga BE-ja. Një ditë para mbledhjes së ministrave të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku do të shqyrtohet rezoluta e KE-së për statusin e kandidatit, deputeti demokrat shikon pak shanse që vendi ynë të marrë një vlerësim pozitiv edhe në vitin 2013. Deklarata e zyrtarit të lartë të PD-së bëhet një ditë para se Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian të marrë një vendim në data 10 dhe 11 dhjetor lidhur me dhënien e statusit për Shqipërinë.

Fatos Beja

“Tani me lotimin që ka bërë Partia Socialiste qoftë në Bruksel, qoftë gjithandej dhe me bllokimin e votimit të tre ligjeve, po bëhet pikërisht kjo, po bëhet kusht statusi. Kush fiton nga kjo? Çfarë ndodh pas zgjedhjeve. S’ka asnjë garanci që edhe pas tyre të mos vijojnë të njëjtat historia si pas zgjedhjeve të 2009. Unë e shoh perspektivën aspak premtuese me këtë lloj qëndrimi të opozitës”, – u shpreh kryetari i Komisionit të Jashtëm. Mosmarrja e statusit për shkak të bllokimit të tri ligjeve, për demokratin Beja është një dëm i madh që i bëhet Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve. Sipas tij, Shqipëria edhe pse nuk ka pasur disa nga problemet që vende fqinje kanë ndeshur në marrëdhëniet me jashtë, vendi ynë nuk diti ti shfrytëzojë siç duhet mundësitë integruese për shkak të pengesave të brendshme politike. “Kjo që ka ndodhur me ne në Shqipëri nuk ka ndodhur me asnjë nga opozitat e vendeve që kanë kaluar këtë proces. Gjithë vendet e tjera problemet i kanë pasur për çështje të jashtme, Maqedonia për emrin me Greqinë, Kroacia për kufirin me Slloveninë, Serbia për Kosovën, vetëm Shqipëria e ka për shkak të opozitës”, – deklaroi Fatos Beja. Ndërkaq agjencia evropiane e lajmeve EuroActiv e specializuar në çështjet politike njoftoi dy ditë më parë se ministrat e BE nuk do t’i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Sipas saj, të paktën një vend i BE si Holanda ka kundërshtuar fuqishëm dhënien e statusit kandidat Shqipërisë.

Ngërçi

Mos votimi i tri ligjeve të integrimit brenda afatit të përcaktuar nga Komisioni Evropian u cilësua nga përfaqësues të lartë ndërkombëtar si pengesa kryesore që Shqipëria humbi një tjetër shans për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. ndërkohë, mos votimi i tri ligjeve nga ana e opozitës u argumentua me zgjidhjen ë ngërçit për Këshillin Bashkiak të krijuar në Qarkun e Fierit. Nga ana e tyre krerët e mazhorancës i bënë apel homologëve të tyre të majtë që të votojnë tri nismat ligjorë që kërkohen nga KE-ja, ndërsa përfaqësues të opozitës kërkuan zgjidhje për ngërçin e krijuar në Qarkun e Fierit. Pak ditë më parë opozita nga vota kundër projektligjit për statusin e nëpunësit civil dhe rregullorja e parlamentit duke thënë se këto dy nisma nuk kanë lidhje me “Fierin”. Sipas lidershipit të majtë mazhoranca nuk i ka ende gati këto dy nisma ligjore për t’i votuar në Kuvend, ndërkohë që e kundërta pohohet nga e djathta e cila pres disa javësh kërkon votën për votimin e tyre. E ndërsa palët ende vazhdojnë të mbajnë qëndrime të ndara lidhur me votimit e tri ligjeve, nuk mund të përjashtohet mundësia për një konsensus në minutat e fundit, po të rikujtojmë axhendën e Kuvendit ku paraditen e së premtes do të mbahet seanca plenare e radhës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency