Kryeministri i Rusisë, Medvedev: Alienët janë mes nesh

0
223

Shumë shkencëtarë kanë folur për praninë e alienëve, shumë studiues të tjerë gjithashtu kanë pranuar ekzistencën e tyre, por kurrë s’ka ndodhur që një kryeministër i një ndër shteteve më të mëdha në botë të pranojë ekzistencën e alienëve.
“Alienët janë mes nesh, por unë nuk mund t’ju them numrin e tyre, sepse do të ngjallte panik tek njerëzit”. Këto ishin fjalët e as më pak e as më shumë të vetë ish-presidentit, tashmë Kryeministër i Rusisë, Dmitri Medvedev, lëshuar pa dijeninë që ende po regjistrohej pas përfundimit të një emisioni në një televizion rus ku ishte i ftuar.
“Po jua them për herë të parë dhe të fundit, në valixhen me kodet e bombave bërthamore, Presidenti ka një dosje me informacion të detajuar lidhur me alienët që kanë vizituar planetin tonë dhe bashkë me të është edhe një dosje tjetër e klasifikuar e shërbimeve sekrete me informacione të detajuara për praninë e jashtëtokësorëve në territorin tonë”, – deklaroi Medvedev, duke sqaruar më pas se kodet e armëve bërthamore bashkë me dy dosjet “Top secret” kalohen nga njëri president tek tjetri. Medvedevi nuk ndalet me kaq dhe vazhdon shakanë e tij.
“Është një film i famshëm, ‘Men in Black’ ku mund të gjeni informacione më të detajuara për këtë çështje, unë s’mund t’ju them asgjë më shumë”, – tha Kryeministri rus.

 

Alienët

 

Studimet e niveleve të ndryshme po përqendrohen në formën e jetës aliene. NASA në një komunikatë njofton për një bakter që është në gjendje që të jetoje në situata ekstreme. Bëhet fjalë për një formë jete jashtëtokësore.
Ndërkohë, teoria e fundit e shkencëtarit rus Andreu Finkelstein thotë se në vitin 2031 do të takohemi me jetën jashtëtokësore. Duhen pikërisht edhe 20 vjet. Sipas Finkelstein, 10 për qind e planetëve në sistemet diellore të galaksisë kanë kushte të ngjashme me ato në Tokë, gjë që e bën praninë e jetës të mundshme. Studiuesi thotë se “kushërinjtë” tanë kanë formë fizike të ngjashme, por lëkurë më ngjyrë të ndryshme.
Po përse pas 20 vjetësh dhe jo më parë? Që prej vitit 1960 studiuesit rusë kanë tentuar të çojnë mesazhe në kozmos, për të pikasur forma jete alienësh. Pas 19 vjetësh, mundësitë teknologjike do të jenë të tilla që edhe format e jetës tepër të largëta të kapin mesazhet tona.

 

Astronauti

 

Një ish-astronaut i NASA-s, i cili ka ecur në planetin Hënë, gjatë misionit të tij atje vite me pare, thotë se alienët nuk janë vetëm të vërtetë, por e kanë vizituar tokën disa herë.
Dr. Edgan Mitchell thotë se është shumë i bindur se shumë UFO kanë vizituar tokën gjatë karrierës së tij si astronaut. 77-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e ekuipazhit të misionit Apollo 14, tha se burimet në agjencinë hapësinore, NASA, na i kanë përshkruar alienët si “njerëz të vegjël të çuditshëm për ne”, por asnjëherë nuk kanë pranuar se ata kane vizituar Token.
Dr. Mitchell ka thënë për radio “Kerrang” se teknologjia njerëzore nuk “është aq e sofistikuar” si e alienëve dhe nëse ata do të ishin armiqësor “ne nuk do të jetonim më”. Ai tha: “Nuk është ndonjë çudi që të besojmë se nuk jemi të vetëm në univers. Unë jam më se i sigurt për këtë, dhe s’ka si te ndodhe ndryshe. UFO-t ekzistojnë”. “A mund t’i identifikojmë ku janë këto UFO dhe këta planetë të tjerë me jetë? Jo, sigurisht, pasi nuk janë në sistemin tonë diellor, por ne kemi arritur të identifikojmë një numër të madh planetësh që mund të kenë jetë ashtu si edhe në Tokë. “Mendoj se jemi të privilegjuar që jemi një planet i vizituar nga këto qenie jashtëtokësore dhe se fenomeni UFO është shumë real”. “Unë kam qenë pjesë e qarqeve ushtarake dhe inteligjente, të cilët e dinë shumë mirë se ne jemi vizituar nga UFO-t por nuk e kanë publikuar këtë gjë. Kohët e fundit po shoh disa përpjekje për publikim, megjithëse shume të vakëta”. Dr. Mitchell së bashku me komandantin e Apollo 14, Alan Shepard, mbajnë rekordin për udhëtimin më të gjatë në Hënë prej 9 orësh e 17 minutash, që ka pasur misionin e vitit 1971 në Hënë. Zyrtarë nga NASA i hodhën poshtë komentet e tij sa i përket vizitës se UFO-ve në Tokë. Në një deklaratë, një zyrtar tha: “NASA nuk gjuan UFO-t. Deri më sot nuk ka arritur të gjejë asnjë provë për jetën aliene në këtë planet ose kudo tjetër në univers. Dr. Mitchell është një amerikan i madh, por ne nuk ndajmë të njëjtin opinion për këtë çështje”.

 

Faktet

 

Astrofizikani më i njohur në botë, Stephen Hawking, deklaroi në mënyrë të prerë dhe të sigurt se alienët ekzistojnë. Ai thotë se ka argumente për këtë, por shton se “njerëzimi në asnjë mënyrë nuk duhet të krijojë lidhje me ta, sepse kjo do të ishte shkatërruese për planetin tonë”. Hawking, i konsideruar si numri një i fizikës në botë, prezanton përmes një dokumentari televiziv që do të shfaqet në “Discovery Channel” mendimet e tij për format e jetës jashtëtokësore. Në një univers me qindra galaksi e miliarda yje është e pamundur që toka të jetë i vetmi vend ku ka jetë. Britaniku 68-vjeçar, i cili jeton prej disa vitesh në një karrige me rrota dhe që komunikon përmes një sintetizatori vokal, njihet si një prej kozmologëve më të mëdhenj. “Kontakti me alienët do të ishte shkatërrues. Ata do të shfrytëzonin tokën për burimet e saj dhe më pas do ta braktisnin”, – thotë Hawking. Shkencëtari i krahason me zbulimin e Amerikës në vitin 1492. Sipas tij, alienët mund të kolonizojnë planetë me anijet e tyre kozmike. “Ne përballë tyre jemi tërësisht të pambrojtur. Nëse ndeshni një alien, kujdes! Mund të ketë një virus dhe ju nuk keni asnjë antikorp për t’u mbrojtur”, – këshillon Hawking.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency