21 dhjetor 2012, dilema nëse do të jetë fundi i botës

0

Kalendari Maja fillon në vitin 3114 para erës sonë. Qytetërimi Maja besonte se ai përfaqëson “rendin aktual të botës” dhe ai vazhdon në 144 000 cikle ditore (pak më shumë se 394 vjet), të njohur secili prej tyre si baktunë. Baktuni 13 (një numër i shenjtë për majat) përfundon me solsticin dimëror të 2012-ës, më 21 dhjetor. Pas kësaj date, “Cikli i madh” përfundon dhe sekuenca e kalendarit ndërpritet. 21 dhjetori 2012 është një datë, e cila përkon me fundin e kalendarit Maja. Kalendari Maja ka shumë karakteristika të ngjashme me tonat, ka javë dhe muaj që përsëriten, ka orë dhe ditë që përsëriten, por ndërkohë që kalendari ynë ka vitet që nuk përsëriten dhe, të cilët shkojnë drejt pafundësisë, vitet në kalendarin maja përfundojnë pikërisht në 21 dhjetor të vitit 2012. Por gjëja, që të habit më shumë është se edhe në popuj të tjerë, në qytetërime të tjerë dhe në besime të tjerë fetarë parashikohet pikërisht kjo datë si dita e fundit të botës. Megjithatë, është një zotëri që quhet Nostradamus, i cili thotë se “Kujdes! Aty nuk do të marrë fund bota, por do të ketë një zbulim të madh dhe bota do të pësojë një ndryshim të madh dhe që nga ai moment e tutje do të ketë 400 vite paqe.

Loading...

 

Profecia e famshme

 

E premte 21 dhjetor. Viti 2012. Është kjo data që profecitë e lashta e tregojnë si ditën e fundit të botës. Ka nga ata që parashikojnë apokalipsin apo Armagedonin. Por ka të tjerë që flasin për një epokë të madhe kozmike, një erë e re paqeje dhe harmonie. Në secilin prej këtyre rasteve, shenjat paralajmëruese duket se kanë nisur të manifestohen. Dhe gjithçka që njerëzit po përpiqen të interpretojnë është e shkruar tashmë që në kohët e lashta, në gurë dhe në kalendarë të fshehtë të një populli të lashtë amerikan: Majat. Po çfarë thonë ekspertët më të mëdhenj të profecive? Geoff Stray, autor i “2012: ekstazë apo katastrofë” thotë se, “populli i lashtë mezoamerikan i Majave kishte një kalendar jetëgjatësia e të cilit ishte 5125 vite. Fillonte në 3114 para Krishtit dhe përfundonte në 2012”. Prej kohësh ishte ngritur pyetja, se cila ishte domethënia e tij, por shpjegimi është gjetur vetëm kohët e fundit falë një profecia Maja që ishte ruajtur në fshehtësi. Një zbulim në qytezën e vogël të Tortugeros, në një send antik që mban pikërisht datën 21 dhjetor 2012 dhe e tregon pikërisht si ditën e fundit të kalendarit. Tre kalendarë përmbajnë të dhëna që tregojnë pikërisht atë ditë. Carlos Barrios, një studiues i Majave dhe pjesëtar i grupit që merret me studimin e kalendarëve të lashtë thotë se ka hyrë në kontakt me botën e Majave përmes këshillit të të lashtëve. “Janë pikërisht ata që më kanë mësuar gjithçka”, thotë ai. “Më kanë bërë një Hihmajer”, domethënë ai që numëron ditët. Bota e Majave nuk është zhdukur asnjëherë, ka patur gjithmonë një vazhdimësi. Ka ende këshilla të urtësh që ruajnë sekretet e lashtë. Falë 23 viteve të kaluar në brendësi të tyre mund të pohoj se, sot kam të qartë shumë gjëra dhe se jam futur në thellësi të shumë sekreteve. Për ne, ekziston një spirale me cikle që përsëriten në mënyrë precize. Pikërisht kështu jemi në gjendje të bëjmë profecira mbi të ardhmen. Dhe mund të them se, profecitë e Majave janë gjithmonë të sakta dhe kanë një gradë të jashtëzakonshme precizioni. Janë të shumtë shembujt. Duke filluar që nga viti 1992, ka pasur një periudhë nëntë vjeçare që ka sjellë një seri ndryshimesh. Që nga viti 2001, ka pasur ngjarje të cilat i kishim lajmëruar dy vjet më herët. Si për shembull sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak. Ne kemi bërë një studim dhe kemi qenë në gjendje të japim një datë të saktë. Edhe atentatin kundër kullave binjake e kishin paralajmëruar, pasi kishim dhënë një periudhë prej pesë ditësh, në të cilat do të kish mundur të ndodhte. Në fakt, sulmi ndodhi në ditën e pestë. Pra, ishte parashikuar, ishte studiuar. Ne kishim profetizuar gjithashtu se, që nga gushti i vitit 2001 e tutje do të kishte pasur ngjarje, të cilat në fakt janë verifikuar. Kishim parashikuar që do të ndodhnin katër gjëra: Një tërmet, vrasja e një diktatori, një përmbytje e madhe si dhe një sulm kundër sistemit, një sulm terrorist”.

 

Saktësia
Është e sigurt se profecitë astronomike të majave deri më sot kanë rezultuar jashtëzakonisht shumë të sakta, si për shembull eklipsi diellor i gushtit të vitit 1999. Ai ishte parashikuar pesë mijë vite më parë, me një gabim prej vetëm 33 sekondash. Por ka edhe më. Të njëjtat profeci mund t’i gjesh në tekstet e shenjtë të popujve të largët dhe të lashtë dhe në qytetërime, të cilët nuk kanë pasur asnjëherë kontakte të drejtpërdrejta me Majat. Si është e mundur atëherë që profeci të ndryshme të bashkërendojnë për ngjarje të ndryshme të historisë së njerëzimit?
Geoff Stray thotë se “prej vitesh, Torah përfshinte praktikisht gjithçka që ndodhte në botë. Megjithatë, kohët e fundit disa rabinë e kanë studiuar, duke vënë në përdorim një superkompjuter dhe mënyra dekodimi. Duke zbërthyer disa mesazhe të koduar, ata kanë arritur të gjejnë aty profeci për ngjarje botërore, që kanë ndodhur realisht, si për shembull atentati kundër Itzhak Rabin, Kryeministri izraelit. Është zbuluar se data, emri i vrasësit dhe vendi i vrasjes kanë qenë të gjithë të koduar në të njëjtin kod të Biblës. Këtu ka pasur gjithashtu informacione edhe në lidhje me kometën që u përplas në Jupiter. Por, këtu ka edhe parashikime të tjerë në lidhje me kometa. Njëra, sipas librit thuhet se do të godasë tokën në vitin hebraik 5777, ekuivalenti i 2012”.
Carlos Barros thotë se “edhe profecitë e tibetianëve të lashtë koincidojnë në mënyrë ekzakte me ato të Majave. Flasin për një periudhë, në të cilën është i domosdoshëm ndryshimi. Por edhe kulturat e Amerikës Qendrore dhe ato të indianëve të Amerikës Veriore kishin profeci të ngjashme. Profecitë janë ekzaktësisht të njëjta. Ka shumë koincidenca edhe me kultura të tjera, si për shembull ajo judeo-kristiane dhe me atë islamike, me atë hindu si dhe atë kamboxhiane. Kemi të njëjtin vizion. Të gjithë profecitë flasin për këtë cikël që po jetojmë dhe që ka nisur në 2001, e sipas të cilit do të hyjmë definitivisht në 2012-ën. Pra, bëhet fjalë për kultura dhe për popuj që nuk janë takuar asnjëherë e që megjithatë kanë të njëjtat profeci. Pra, nuk mund të jetë një koincidencë”.

 

Si ishte universi më parë?

 

Siç ndodh gjithmonë me pyetjet e mëdha, është e vështirë të japësh një përgjigje shteruese. A ka ekzistuar universi përgjithmonë? Me kalimin e viteve, disa prej mendjeve më të ndritura të fizikës kanë argumentuar se pavarësisht se sa prapa në kohë ti shkon, universi ka qenë gjithmonë aty. Të tjerë kanë argumentuar se e kundërta duhet të jetë e vërtetë – diçka duhet të ketë ndodhur që të ketë shkaktuar fillimin e ekzistencës së kozmosit. Me të dy palët që pretendojnë se edhe vëzhgimet janë në mbështetje të këndvështrimit të tyre, deri kohët e fundit një përgjigje dukej se ishte më larg se kurrë.
Megjithatë, në fillim të këtij viti, kozmologët Alex Vilenkin dhe Audrey Mithani shpallën pretendimin e tyre se e kanë zgjidhur njëherë e mirë këtë debat. Ata kanë zbuluar arsyen përse universi nuk mund të ketë ekzistuar gjithmonë. Megjithatë, atë që natyra ta jep bujarisht me njërën dorë, ajo ta merr me dorën tjetër – ndonëse universi e ka një fillim, origjina e tij mund të jetë e humbur në mjegullat e kohërave.
Kozmologjia moderne filloi në vitin 1916, kur Einsteini zbatoi teorinë e tij të sapoformuluar të gravitetit, relativitetit të përgjithshëm, tek masa më e madhe e mundshme që ai mund të mendonte: i gjithë universi. Ashtu si Njutoni, Einsteini mendonte për një univers të pandryshueshëm – një univers që kishte ekzistuar gjithmonë e si rrjedhim nuk e kishte një fillim. Për të arritur këtë, Einstein kuptoi se graviteti që mbante bashkë të gjithë materien në univers duhej të kundërpeshohej nga një shtytje e çuditshme kozmike në hapësirë boshe.
Universi statik i Einsteinit ishte fatkeqësisht i paqëndrueshëm. Teksa fizikani anglez Arthur Eddington do të nxirrte në pah më vonë, një univers i tillë ndodhej në teh të thikës mes ekspansionit të shpejtë dhe një kontraktimi të shpejtë. Një goditje e mëtejshme erdhi në vitin 1929, kur astronomi amerikan, Edvin Hubble vërejti se galaksitë i largohen njëra-tjetrës, si të jenë copëza mbetjesh kozmike. Konkluzioni ishte që universi po zgjerohej.
Megjithatë, nëse universi po zgjerohej, një pasojë e pashmangshme do të ishte që ai të ketë qenë pra më i vogël në të kaluarën. Imagjinoni të shkoni pas në kohë dhe të ktheni mbrapsht atë ekspansion, pra në një kohë kur gjithçka ishte e kompresuar në vëllimin më të vogël të mundshëm. Ky ishte big bang.
Teoria e big bang-ut që është zhvilluar më vonë, përshkruan evolucionin e universit nga një gjendje e nxehtë dhe me dendësi të lartë, por ajo nuk thotë asgjë se çfarë e solli në ekzistencë universin. Kjo lë sërish pyetje shumë të rëndësishme pa përgjigje – çfarë ndodhi përpara atij big bang-u dhe a ka patur vërtet një fillim?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Loading...