Rrepa forcon sistemin imun dhe pastron organizmin

0
167

Bima e njohur me emrin latin Cochlearia armoracia është e pasur me përbërës shumë të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ishte e pashmangshme në tryezën e egjiptianëve të vjetër, ndërsa grekët e vjetër e kanë përdorur kundër dhimbjeve në shpinë dhe si afrodiziak. Në piramidën e ushqimit rrepa gjendet mjaft lart si perime shumë e dobishme. Kur thuhet rrepa, kryesisht mendohet në lëvoren e saj pikante, derisa shumë pak veta e dinë se gjethet e reja të saj janë përplot me vitamina C, karotinë dhe klorofil. Gjethet e saja posedojnë edhe një sasi të madhe të mineraleve si kalium, kalcium, fosfor, magnez, klor. Nga ana tjetër mund ta përdorni edhe si erëz dhe shtesë për gjella të shumta, sidomos në mish. Rrepa pastron dhe përshpejton organizmin, e kjo vlen sidomos për ata që vuajnë nga diabeti, sepse largon lodhjen dhe forcon sistemin imun.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency