Këshilla kundër gripit për diabetikët, astmatikët, të sëmurët me zemër dhe me mushkëri

0

Te fëmijët, sa më të vegjël ata, aq më shumë rrezikojnë nga uljet e temperaturës dhe sëmundjet, ndaj shmangni në maksimum daljet dhe siguroni një temperaturë konstante në shtëpi

 

Ushqimet e këshilluara

Zarzavatet si brokoli, qepët, hudhrat, domatet, karotat, lakra e bardhë, spinaqi dhe kërpudhat janë ato që ofrojnë mbrojtje gjatë stinës së dimrit

Shenjat

Temperaturë e lartë

Kollë

Dhimbje fyti

 

Shenjat te fëmijët:

Lodhje

Dhimbje koke

Të përziera

Diarre

Të vjella

Dhimbje barku

Rrjedhje të hundëve

Dhimbje muskujsh

Frymëmarrje e shpejtë ose probleme me frymëmarrjen

Ndryshim të ngjyrës së lëkurës

Nuk konsumon lëngje të mjaftueshme

Nuk ka gjallëri ose nuk bashkëvepron

Bëhet nervoz sa që fëmija nuk dëshiron të mbahet

Rikthim të shenjave të gripit, por me ethe dhe kollë të keqe

Ethe me një skuqje të lëkurës

Fortësim i qafës

 

Të rriturit shfaqin:

Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim

Dhimbje apo presion në gjoks apo bark

Marramendje papritur

Konfuzion mendor

Të vjella të menjëhershme ose të vazhdueshme

 

Të sëmurët me astmë, diabet, sëmundjet e zemrës, mushkërive, veshkave, mëlçisë, sëmundjet e gjakut dhe kanceri duhet të kenë kujdes veçanërisht në këtë periudhë të vitit, ku shtimi i virozave dhe gripi stinor sapo ka filluar. Për shkak të sëmundjes që kanë, janë dy herë të rrezikuar të sëmuren edhe më lehtë me grip, për shkak se imuniteti i tyre është i dobët. Në fushatën e nisur tashmë nga ministria e shëndetësisë veçanërisht për kategorinë e të sëmurëve kronikë këshillohen të kërkojnë konsultë mjekësore për rivlerësimin e gjendjes shëndetësore dhe përshtatjen e mjekimit sipas protokolleve përkatëse. Për këtë kategori rekomandohet tu drejtohen mjekut të familjes dhe mjekut specialist për t’u këshilluar rreth vaksinimit me vaksinën e gripit sezonal.

Gripi

Çdo grip stinor përhapet nga viruse të ndryshme të tij dhe prek njerëz të ndryshëm në bazë të aftësisë së trupit të tyre për të luftuar infeksionin. Ekzistojnë disa tipa virusesh që shkaktojnë gripin si tipi A, B e C. Tipat e viruseve A e B janë shkaktarët më të shpeshtë të gripit.

Përhapja

Gripi stinor është një infeksion akut viral shumë ngjitës. Gripi stinor transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri nëpërmjet kollitjes, teshtimave ose indirekt nga dhënia e dorës një personi të infektuar apo prekja e objekteve të ndotura me virusin e gripit stinor dhe më pas ata prekin sytë,gojën apo hundën. Viruset përhapen në ajër dhe nëpërmjet grimcave të ajrit kalojnë në grykë e hundë, shtohen dhe mbas 1-4 ditë japin shenjat e gripit stinor. Personi i infektuar me virusin e gripit mund të jetë infektues për të tjerët, 1 ditë para se të sëmuret dhe 5 ditë pas shenjave të gripit. Por veçanërisht te fëmijët, apo personat me imunitet të ulur, periudha infektuese mund të jetë pak më e gjatë.

Të rrezikuar

Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit stinor dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit stinor ose të bëjnë komplikacione nga gripi. Në rrezik më të madh janë fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç, njerëzit 65 vjeç e sipër, gratë shtatzëna.

Fëmijët

Sa më të vegjël ata, aq më shumë rrezikojnë nga uljet e temperaturës dhe sëmundjet, ndaj shmangni në maksimum daljet dhe siguroni një temperaturë konstante në shtëpi. Për bebet nën 6 muaj, nëse sëmuren, drejtohuni menjëherë tek mjeku. Të moshuarit që rrezikojnë të pësojnë fraktura kockore dhe të kenë vështirësi në frymëmarrje, rritje të tensionit apo shtrëngim në zemër dhe pjesën e prapme të kraharorit. Të sëmurët kronikë sidomos ata me sëmundje të zemrës dhe hipertension, apo me sëmundje pulmonare. Shtatzënat kërkojnë gjithashtu përkujdesje të veçantë gjatë ditëve të ngricave. Të gjithë këta persona (përveç foshnjave nën 6 muajsh) për t’‘u mbrojtur nga virozat e ndryshme të stinës së ftohtë, duhet të vaksinohen me vaksinën antigrip vit pas viti.