Katër modele flokësh për pamje “chic”

0

Ndërroni stilin e flokëve kaçurrela, duke i drejtuar ato pothuajse komplet, por duke kthyer përjashta vetëm një pjesë të vogël të tyre, pjesa pak para majave të flokëve mund t’i ktheni me mashën e duhur

Loading...

Për një femër flokët janë tejet të rëndësishëm, madje mund të konsiderohen edhe si “armë” joshjeje. Prandaj, në shumicën e rasteve vëmendja që u kushtohet nuk është asnjëherë e tepërt. Stilisti Oscar Brandi mund t’ju tregojë se çfarë është në modë dhe çfarë do të jetë mahnitëse në muajt e ardhshëm. Ndërkohë, tregojmë edhe katër stilimet e flokëve më në modë, për sezonin aktual dhe trendet për muajt e ardhshëm.

Flokë të kthyer përjashta

Ndërroni stilin e flokëve kaçurrela, duke i drejtuar ato pothuajse komplet, por duke kthyer përjashta vetëm një pjesë të vogël të tyre, pjesa pak para majave të flokëve mund t’i ktheni me mashën e duhur. Për të filluar stilimin duhet të keni mjetet e duhura, si mashë, piastër, xhel, krehër, pasi me mungesën e këtyre objekteve stilimi nuk do të dalë asnjëherë ashtu siç ju e dëshironi.

Flokë të ndarë në njërën anë

“Çelësi për t’i dhënë pamjen e duhur flokëve tuaj, është nëse i hidhni ato në njërën anë”, – tha Brandi. Nëse i rëndoni pak më shumë në njërën anë. Me një krehër dhe flokë pak të lagur, i sillni në njërën anë të kokës dhe i lidhni ato në formë të rrumbullakët.

Flokë të ndarë në midis me një gërshet në anë të kokës suaj

Ky model është shumë i lashtë, por shumë i preferuar, pasi i ka rezistuar kohës për shumë vite. Të kapurit flokët tashmë është bërë pothuajse një problem sepse ju merr shumë kohë dhe duhet shumë durim në stilimin e tyre. Prandaj dhe shumë femra priren të bëjnë modelin më të thjeshtë, siç është gërsheti dhe krijojnë një pamje me të vërtetë atraktive. Në njërën anë i mbani flokët e lëshuar dhe të fryrë pak me llak shkumë dhe në tjetrën lidhni një gërshet të gjerë dhe të bukur.

Flokë me onde (dallgë-dallgë)

Një stilim me të vërtetë romantik dhe i ëmbël që do t’ju dhurojë një pamje mjaft sensuale. Dëshironi të jeni e veçantë dhe të spikasni në një eveniment në të cilin jeni e ftuar, atëherë ky stilim është i duhuri për ju.

Loading...