Ceremonia Nesër ikën Rama, i dorëzon detyrën Llallës

0
156

Kryeprokurori i ri, Adriatik Llalla, merr ditën e hënë detyrën si prokuror i Përgjithshëm, të cilit do t’i dorëzohet detyra nga kryeprokurorja në detyrë, Ina Rama. Ceremonia e dorëzimit të detyrës do të zhvillohet te Prokuroria e Përgjithshme dhe për këtë fakt organi qendror i akuzës ka njoftuar edhe mediat për të qenë të pranishme në ceremoninë e dorëzimit. Më 3 dhjetor, Presidenti Nishani dekretoi Adriatik Llallën në postin e prokurorit të Përgjithshëm të Republikës. Në relacionin shoqërues të dekretit presidencial, Nishani vlerësonte përvojën e gjatë të tij në strukturat e organit më të lartë të akuzës në vend, ku ai ka kryer detyra të ndryshme. Opozita kundërshtoi dekretin, megjithëse u shprehën se ishin dakord me emrin, e cilësuan procesin antikushtetues. Adriatik Llalla, aktualisht kreu i ILDKP-së, duke e quajtur detyrën e re sfidë dhe përgjegjësi të madhe, ka garantuar se do të luftojë korrupsionin edhe brenda Prokurorisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency