Betohen tek Presidenti 8 anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor

0
134

Pas hedhjes së shortit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe betimit para kreut të shtetit, Kolegji Zgjedhor ka zyrtarisht anëtarët tetë anëtarët e tij. Anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit u betuan para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në Pallatin Mbretëror, ku ishin të pranishëm ambasadori i Pretencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, anëtarët e KLD-së dhe të kabinetit të Presidentit si dhe kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj. Pas leximit të formulës së betimit nga zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa, në të cilën thuhet: “Betohem solemnisht se do të respektoj, do të mbroj dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, se do të respektoj të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe do të përmbush detyrat e mia, betohem se do të kryej detyrën time me të gjitha mundësitë dhe në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe pa favorizuar ndonjë person apo parti”. Anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor, të zgjedhur dje me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Andi Civici, Edlira Petri, Fuat Vjerdha, Gjinovefa Gaba, Ilir Toska, Kriton Spahiu, Petrit Çeno dhe Valbon Çekrezi me dorën mbi Kushtetutë, u betuan para kreut të shtetit shqiptar. Presidenti Nishani dhe njëkohësisht kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë u uroi anëtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor punë të mbarë dhe suksese në detyrën e tyre të rëndësishme në zbatim të Kushtetutës dhe të ligjit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency