Torta që na përbashkoi (T T T)

0
313

imgNjë komb kompaktësohet në shpirt në radhë të parë. Me anë të fjalëve, ndjenjës, përjetimeve kolektive. Jo më kot rilindasit i jepnin rëndësi alfabetit shqip në përhapjen e idesë kombëtare dhe në krijimin e një lëvizjeje kombëtare shtetformuese. Pa komunikimin gjuhësor nuk ka kompaktësim kombëtar.
Por, çfarë lidhjeje ka kjo me historinë e tortës që shqiptarët përcollën me gaz, turp, llafe, nga data 29 nëntor deri në 1 dhjetor 2012, pra brenda një periudhe blic, tepër të shkurtër, pra brenda 48 orësh?

+++

Për ta kuptuar këtë po sjellim dy shembuj që vërtetojnë se si një komb mund të kompaktësohet psikologjikisht ose të provojë se është kompaktësuar, duke përdorur çfarëdo elementi shpirtëror ose material, gjuhën – ka disa, fenë – ka disa, kujtesën historike – ka disa, sikurse edhe me ndjenja kolektive si: frika, turpi, poshtërimi, krenaria etj.

Ka pasur një filozof të njohur në Italinë e shekullit të 19-të, që duke parë vendin dhe italianët disi të çoroditur, të ndarë, pa ndjenjën e një përkatësie kolektive, i cili thoshte se na duhet një luftë që të kompaktësohemi edhe një herë psikologjikisht si komb. Nuk ka rëndësi nëse do ta fitojmë këtë luftë – shkruante G. Gentile, bile më mirë le ta humbasim, sepse me ndjenjën e poshtërimit nga të tjerët, nga të huajt, me ndjenjën e turpit të përbashkët, do të forcojmë lidhjet tona dhe do të ndjehemi pjesë e një kombi të përbashkët.
Nga ana tjetër, antropologu Mauss tregon një shembull se si një fis “primitiv” peshkun e kapur në mëngjes nga ndonjë peshkatar e qarkullonte dorë më dorë, si formë dhurate nga njeri person, peshkatari në fillim, te të tjerët me radhë. Nëse peshku mbërrinte në darkë përsëri në duart e peshkatarit, qoftë edhe i prishur disi, kjo tregonte se uniteti i fisit ishte në formën dhe në lartësinë e duhur, të gjithë ishin në marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin sa kohë kishin dashur t’i bënin dhurata njëri-tjetrit, nëse kjo nuk ndodhte, nënkuptonte se diku uniteti ishte thyer.

+++

Pas ngjarjes qesharake, tragjiko-komike me tortën dhe fatin e saj të merituar në hollin e jashtëm të pallatit të kulturës në Tiranë, pra brenda 48 orësh, shqiptarët nga Presheva në Prishtinë, nga Shkupi në Durrës, nga Berati në Korçë, nga Korça në Athinë, nga Athina në Boston, nga Vlora në Milano, kudo ku ndodhen, nisën të debatonin, diskutonin, flisnin për këtë ngjarje. Mijëra e qindra mijëra postime në internet, miliona komente, video, twiter-a, fjali, analiza e përmbytën hapësirën, cyber-space shqiptare.
Në njëfarë mënyre u krijua një “pëlhurë” e përbashkët rreth kësaj ngjarjeje që nuk ishte parashikuar në asnjë nga skenarët e festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë.

Jeta kështu është.

E paparashikuara është shpesh më e rëndësishme sesa ajo që parashikohet, ngjarja jashtë protokollit është më e rëndësishme se çdo ceremoni protokollare.

E çfarë është parakalimi ushtarak para historisë së tortës që u bë përshesh në shesh? Asgjë. Askush nuk do të kujtohet për të.
Fjala kryesore, kryefjala, e kësaj bisede që kaloi kufijtë e Shqipërisë, drejt hapësirave të Shqipërisë etnike, kaloi pastaj edhe këto hapësira për të rrokur të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarë në Evropë dhe në botë, ishte fjala “TURP”.
Pavarësisht se si u pozicionuan, bashkëbiseduesit në këtë hapësirë gjigante komunikimi në internet, në mediat klasike, televizion, radio, gazeta, në gojë analistësh, gazetarësh, komentuesish popullorë, internautësh, pjesëtarë familjesh, nëpër kafene, rrethe miqsh, shkolla, lagje etj., gjithçka u rrotullua rreth fjalës: “TURP”.
“TURP”.
Kjo fjalë e bekuar na kompaktësoi edhe një herë si komb ose provoi se jemi kompaktësuar si komb jo vetëm brenda trekëndëshit ismailqemalbejas: Vlorë – Elbasan – Berat, jo vetëm brenda Shqipërisë së sotme zyrtare, por edhe si komb në territoret ku ka jetuar e jeton etnikisht.
Fjala “turp” na bashkoi, na ribashkoi, provoi se sa jemi ribashkuar si shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve të Republikës të Shqipërisë.
Disa u turpëruan për veprimin që bënë disa të gjorë që donin ta provonin me çdo kusht Tortën e Pavarësisë dhe e kullufitën atë me duar, me gishta, sikurse hanin dikur mbretërit evropianë nëpër bankete. Disa, madje, edhe e mblodhën me legenë, me qese plastike, në xhepa, dhe disa luanin me copa torte si me topa bore.
Këta ishin më të lezetshmit! Duke u turpëruar për ata të paditurit, të paedukuarit, të babëziturit, i quajtën tërthorazi ata si njerëzit e tyre, bashkëkombas, pjesë e një “familjeje” të madhe. Sigurisht, sepse njeriu turpërohet për atë që bën një i afërt i tij, një pjesëtar i të njëjtit kolektiv, bashkësi, sepse kur vepron jo mirë një i huaj, as i bëhet vonë fare.
Të kesh turp për veprimin e dikujt, indirekt, është ta kesh pranuar se është njeriu yt.

Të gjithë ata që u turpëruan, pra, nga Milanoja në Boston, nga Frankfurti në Stamboll, nga Gjeneva në Paris, nga Durrësi në Tiranë, nga Lezha në Korçë, nga Berati në Athinë, dëshmuan me turpin dhe turpërimin e tyre se ndiheshin miq, shokë, bashkëkombas, njësh së pari me tortëshqyesit, së dyti, mes vetes së tyre.
Turpi na ribashkoi.
Si ta ndryshojmë pak atë vargun e famshëm dhe të themi:
“Rreth tortës së përbashkuar!”
Pastaj vijnë ata që u ndien të turpëruar para të huajve. Me mijëra e dhjetëra mijëra edhe këta. Të inatosur, sepse nuk ishin turpëruar për faj të tyre, por për faj të atyre që veç të tjerash ishin nginjur edhe me tortë në sheshin kryesor të kombit. Atje ku turmat ishin shtyrë, ngjeshur e shtypur për të pritur Hrushovin, Çu En Lain, Bejkerin, kishin thërritur për liri dhe demokraci, dhe më së fundi e kishin vulosur kujtesën historike me një orgji të furishme ngrënieje torte.
Fati i këtyre që e quajtën veten të turpëruar përpara të huajve është edhe më i çuditshëm. Edhe ata me turpin e tyre u tretën në një masë homogjene me të gjithë shqiptarët e tjerë. Pse? Sepse duke e quajtur të huajin “Tjetri”, dëshmuan nga Bostoni në Prishtinë, nga Stambolli në Durrës, nga Tropoja në Athinë, se dinë ta dallojnë veten nga të huajt.
Turpi para të huajit u bë edhe ai një mekanizëm konsolidimi i përkatësisë sonë kombëtare.
Kategoria e tretë është ajo e atyre që thanë: “Nuk u vjen aspak turp”, meqë sipas tyre nuk ishte ndonjë ngjarje kushedi se çfarë. Por, edhe kjo kategori, duke mos e quajtur “turp” ngjarjen, në fakt, integroi brenda vetes të gjithë të tjerët sikurse prindi ose vëllai i del në mbrojtje fëmijës dhe vëllait duke shpjeguar se veprimi i tyre nuk kishte ndonjë gjë për të pasur turp.
“Mosturpi” dhe “turpi” u shkrinë midis tyre në një ndjenjë të vetme kolektive dhe u shndërruan në një mekanizëm të vetëm ndërgjegjësimi për kompaktësimin e “shqiptarëve etnikë” kudo ata ndodhen, si komb, pakica kombëtare, pakica kulturore, diaspora emigrimi etj.

+++

Kur Ismail Beu mbante fjalimin në Ballkonin e Pavarësisë në Vlorë, me aq zë sa kishte e dëgjonin fjalimin e tij të famshëm disa dhjetëra persona apo edhe jo aq. Sado fort të fliste. Kurse, sot, në internet ose në TIC (Teknologjitë e Informimit dhe Komunikimit), çdo bir shqiptari që shkruan apo thotë dy fjalë, të mençura ose idiote, të drejta apo delirante, në Boston apo Stamboll, Durrës apo Korçë, i merr vesh në çast i gjithë planeti, të gjithë shqiptarët në botë.
Këto tri simbole që nënkuptojnë tri fjalë që u bënë njësh brenda 48 orëve, nga data 29 nëntor deri më 1 dhjetor 2012, në një debat të madh mbarëkombëtar, rikonfirmuan se shqiptarët ndihen tashmë një komb i tërë i përbashkët brenda ose jashtë territorit të Republikës të Shqipërisë.
Ngjizja kombëtare është afirmuar në planin psikologjik dhe të përkatësisë emocionale rreth një ngjarjeje me interes kolektiv (ngrënia e tortës me duar), e përcjellë nga një ligjërim planetar në internet, i bërë i mundur nga Teknologjitë e Komunikimit dhe të Informimit.
T – Turp!
T – Tortë!
T – Teknologji komunikimi!
Tre “T” që brenda 48 orësh na konfirmuan si një test gjigant online ngjizjen emocionale si komb pavarësisht nga fragmenti territorial ku ndodhet çdo pjesë shqipfolësish.
Një shekull nga ngritja e flamurit që shpallte se shqiptarët jo vetëm kishin identitetin e tyre kombëtar, por edhe kishin ardhur te energjia shtetformuese, deri te “Torta në shesh” që me turpin ose mosturpin që shkaktoi ndër shqiptarët, riafirmoi se pas një shekull ndarjesh, shqiptarët etnikë kudo në botë ishin rinjohur mes tyre si pjesë e një bashkësie kombëtare, që përjeton njëlloj emocionalisht.
Ja përse shekulli nis me ngritjen e flamurit në Vlorë,
në shesh,
dhe përfundon me historinë e tortës në Tiranë,
të bërë përshesh.
Dy ngjarje që nga rëndësia disa edhe mund t’i masin me njëra-tjetrën. Nuk besoj se ai shesh ka pasur shumë ngjarje me po këto përmasa gjigante si kjo e fundit.
Ngjarja nuk do të kishte pasur asnjë vlerë nëse ajo nëpërmjet “video programming” nuk do të ishte shfaqur online dhe nëpër kanalet televizive satelitore anembanë botës. Nuk do të kishte pasur vlerë, nëse nuk do të ishte përcjellë në hapësirën shqipfolëse të internetit, kjo cohë gjigante pëlhure, ku qëndiset ndjesia e përkatësisë emocionale kombëtare.
Ja përse Teknologjia e Informimit dhe Komunikimit (TIK) shënohet me një nga tre “T” e famshme.
Shqiptarët e kanë krijuar kombin e tyre me trimëri. Trimëria këtë radhë u zëvendësua me një ndjenjë tjetër që shënohet me një fjalë që nis po me “T”, por “Turp”.
Nuk i morën këtë radhë muret e kështjellës së lirisë me shpata, pushkë me gjalmë, me guna të hedhura mbi tela, si dikur, por duke ngjitur shkallët e pallatit të kulturës me legenë, qese plastike, garuzhde në duar.
Kështjella jonë e solidaritetit kombëtar është ndërtuar me trimëri dhe gjak martirësh, por qysh pardje edhe me krem torte dhe ndjenjën e turpit të legjitimuar apo krejt të kotë.
Tortë, Turp, Teknologji.
Sekreti që na bëri të hynim në shekullin e ri politik me një ndjenjë të konsoliduar përkatësie emocionale, çka formëson si ndjenjë e përbashkët unitet kombëtar.
A nuk kërkonte një luftë qoftë edhe të humbur G. Gentile, për të formësuar nëpërmjet ndjenjës së disfatës kombin italian si njësi e kompakësuar?

Ne e bëmë duke folur e ndier për një tortë gjigante të bërë përshesh në mënyrë komiko-dramatike.
Gjithsesi me gaz.

T-T-T

 

Debati publik në Facebook Artan Fuga

 

Albri: Ne fakt ajo torte metaforike asht Shqipnia te cilen ka 100 vjet qe ia hedhim njeni tjetrit ne surrat, sepse ende nuk kemi njofte Shqipnine e mbrendshme te zemres, gjuhen e saj, butesine e drites se saj, ende nuk e kemi kuptue se puntoret kryesorë te atdheut jane ata japin e jo ata qe marrin.

Drita: Cfare shkrimi!

Merli: Falemnderit profesor qe na ofrove nje tjeter kendveshtrim! Teresisht real!

Tefta::) +:'( + (y)

Shpresa: Nje analiz perfekte, si gjithmone. Te uroj sinqerisht gjithe te mirat e nje dite pushimi te kendshem.

Olgert: Perlë! Perlë! Perlë!

Caterina Paris: Prof. Vertet kendveshtrim juaj mbetet per tu admiruar te lexoj me kersheri por nuk jam dakort ti jam kesaj torte me teper rendesi sec duhet

Inva: Ne fakt profesor nuk e kisha par situaten nga ky kendveshtrim qe na e sollet ju dhe per kete ju jap plotesisht te drejt . Ju thoni se kjo situat i bashkoi me shume se kurre shqiptaret , ajo qe doja te shprehja eshte se a mos ndoshta kjo forme bashkimi eshte e gabuar??? Shqiptaret duhet ti bashkojne me shum se TTT , vlerat dhe kultura per te cilen eshte e dalluar Shqiperia .

Artan Fuga: Caterina, te mirëkuptoj, por gjithçka e re shfaqet nga ato që quhen të parëndësishme. Nuk kam punë fare me tortën, unë nuk e ha fare atë, nuk më lejon mjeku, por nuk mund të mos thuash se roli i “T” – teknologjive të komunikimit, në riafirmimin e kombit shqiptar, të ndarë në territore fizike, por të bashkuar virtualisht në Internet, është pa rëndësi. Për mua është ngjarje epokale. Eshtë ngjarja e shekullit që u shfaq fort pardje. A për torta, a për reklama, a për histori artistësh buzë detit, a për thashetheme, pak rëndësi ka, rëndësi ka që kemi një opinion publik mbarëshqiptar. Pak rëndësi ka? Unë kam tmerr përgjumjen e “antenave” që shoqëria i paguan për të kapur të renë dhe ato “flenë”.

Bledis: Po sigurisht qe fatekeqesia na bashkon ndersa miresia na ndan, por dhe teknologjia ben te veten, sot dhe dikush qe shpeton nje mace nga nje pellg me uje mund te kaloje me miliona shikime dhe e quajne hero por efektin me te madh mbase e pati tek fqinjet kur njekohesisht flitet per bashkim te trojeve dhe pane shqiptaret aq te uritur sa nuk i mbante dot kush per nje cope torte menduan se kaq te egersuar sa jane do vijne do na shkulin dhe dhembet, se tek tuk i kane dhe pe floriri. Pasaj pjesa me e madhe ishte e gabuar, se smund te thote shqiptari duke shkruar ne gjuhen shqipe se kta shqiptaret zbehen njerez apo te ktille jane , shume donin te ngrinin veten e tyre duke ofenduar ata qe ishin ne shesh, kto ishin turpet. Pasaj ne turpet e shqiperise i shohim cdo dite ne tv dhe me gojen hapur i duartrokasim dhe sjemi ndjere asnjehere per nje te drejte ndersa per gjera te vogla u kushtojme nje rendesi shume te madhe.

Artan Fuga: Inva, ti flet normativisht, se cfare duhet, edhe une them se mire eshte t’i bashkojë shqiptarët baleti, filmi, romani. Por, historia nuk bëhet me “duhet”. Historia reale pardje u bë me “tortë”, mos e shpika unë? Por, edhe ajo tregoi se teknologjia e re e komunikimit ka bashkuar virtualisht një opinion shqiptar etnikisht të gjerë. Si të bëjmë? Të presim të themi kur bëjmë ndonjë gjë të bukur, apo ta themi kur ndodh sikurse është realiteti?

Artan Fuga: Si është e mundur që nuk i referoheni realitetit, por idealitetit?

 

Caterina Paris: Prof.ketu ndaj te njejten sentiment me ju terhiqem perpara nje titani si ju .nuk mund te ishte ndryshe merci

Inva: Padyshim profesor qe duhet te gjykojm sipas situatave aktuale sigurisht qe historia e tortes bashkoi shqiptaret por dua te them se nuk duhet pare si nje tregues pôzitiv sepse ne fund te fundit shqiptaret u bashkuan thjesht per te fyer e per te gjykuar dhe kjo nuk besoj se ne te ardhmen dô te ndikoj pozitivisht .

Artan Fuga: Edhe unë tërhiqem atëhere Caterina:)

Ylli: Sa me e vogel te jete kubatura ku komunikohet, aq me e madhe eshte zhurrma. Madje shpesh here kubatura e vogel jep idene e popullsise se madhe. Per tu lehtesuar nga kjo zakonisht dilet shetitje ose hapen dritaret. Per 48 ore ne rrugen Vlore- Skele dhe ne sheshet e qytetit daravitej veç lumturia dhe krenaria e nje populli qe do atdheun e vet, qe do lirine, punen dhe kulturen, qe do dhe respekton mikun. Gjithkush ne Vlore kishte bere te tijen per 48 ore gjithe Vloren.Gjithkush ndihej Vlonjat, Shqiptar. Te shije si “kapardisej“ kosovari ne vloren e vete, si “kapardisej“ shkodrani, shqiptari nga maqedonia, nga çameria, Mali i Zi…… Duhet te ishe mes njerzve te perjetoje nje magji te tille. Veç ndjesi pozitive. Inferioriteti, drojtja,politizimi, meskiniteti, injoranca….nuk dukeshin dhe nuk ndjeheshin as cepave te trotuareve. Ne ato momente askush nuk e kishte mendjen, por veç ndjenjen. Per 48 ore populli perdori politiken per ti rene sazeve dhe per te sherbyer me embelsira. Politika e kishte per here te pare rolin “waiter-it“.

Caterina Paris: Prof.po shton dhe nje T .. Tjeter

Altin: Profesor Fuga peshendetje! Perse nuk i futeni politikes??? 50 vjet jete me urdhra dhe te izoluar nuk pastrohen lehte ……….

Bledis: Profesor po jeni ju me mjeshterine tuaj i trajtoni situatat gjithmone per mire sa dhe veprimet mbase disi vulgare qe percarjet mos thellohen por ngrini lart idealet dhe kte mese miri e tregoni ne ato qe thoni , sa megjithse ate dite flisnit per qetesi dhe jo per rrumpalle dolet perseri te nesermen dhe disi merrnit persiper nje pjese te fajit te ndodhive, dhe nese do terhiqeshit shume ideale do humbisnin. Por realiteti eshte se ata ne boston apo amerika eshte miku me i mire i shqiptareve dhe vertet na duan pa interes, por kte gje e kane mundesuar ata qe emigronin 100 vjet para, dhe permes nje udhetimi jo shume te sigurt qe zgjaste me muaj, ata me pak pasuri apo pa pasuri vetem me dije dhe kulture ktheheshin dhe i ndihmonin atdhetaret e tyre duke u mesuar gjuhen dhe u flisnin per kte vend kaq te mrekullueshem, dhe kjo i beri kurioze ata se ceshte ky vend kaq i vogel me kta njerez kaq bujare besnike e guximtare e puntore, dhe u njohen me shqiperine. Por ata qe kane emigruar tani vone po ndodh e kunderta? Ne kto vite njerezit ikin me idene per nje 5 apo 10 vjecar sa per te vene pak kapital dhe do ktheheshin, por ikin dhe askush nuk kthehet, madje per te mbrojtur realitetin e perbashket qe kane atje edhe do luftonin ndersa per shqiperine mbase sdo luanin as gishtin e vogel, gjithashtu edhe emigrante e europes po kthehen vec se ngelen pa pune e pa buke andej por jo me deshire nga e keqa. Po pse njerezit sot nuk e duan vendin e tyre apo ndihen te huaj te tepert , kush e mundeson kte gje?

Ylli: Po mendoje me veten time. -Thua te jemi ribashkuar per inat te “TURPIT“? Ketu ne Vlore nuk e pash!!!!! Madje kur u nda torta ne mbasdite ishim bashke te gjithe! Shqiptre nga e gjithe bota zoter te Vlores dhe Flamurit. Te gjithe pronare te perbashket dhe te barabarte te kesaje pasurie ideale dhe materjale te pa konsumueshme te trashguar Kishim me teper se 48 ore qe kishim pushtuar pasurite e vetme publike qe kane mbetur, rruget dhe ca sheshe qe po zvogelohen perdite.

Fatos: Profesor. Nuk jam i befasuar nga skenat e ngrenies kolektive te tortes. Ato qe thone turp jane njohes te keqinj te Shqiperise. Le te kthejne koken nga e kaluara jone , nga jeta e perbashket kolektive,nga ngrenija e perbashket ne mensat e puntoreve. Do te thoja se i kane harruar ato vite kur ziheshim per te marre nje luge apo pirun (me falni nuk behej fjale per pirunj) per tu ushqyer .Ku mishi hahesh me luge ose me dore ne mensat tona kolektive dhe nuk na vinte turp. Shkoni sot ne ndonje takim OJF,OJQ,seminare etj ku pas mbarimit te aktivitetit te shikosh te njejten skene si te tortes(ne miniature ) por kesaj rradhe nga njerez te veshur me kostum dhe kollare (te lidhur para nje viti se nuk dine ta lidhin akoma vete) qe sulen per te ngrene ate qe afrohet falas. Jane po keto njerez qe bertasin me fort se te tjeret “TURP” TUUUURP. TURP, Une bej pjese tek ato njerez qe nuk them TURP ,sepse duke pranuar ashtu sic jemi i bejme nder vetes ne rradhe te pare. Keshtu ne do kemi nje pasqyre ku te shikohemi,te korigjohemi dhe te shikojme perpara ,ne vendin qe na takon ,pa komplekse,

Bledis: Dolen nje dite ca njerez ne tv qe reflektonin mbi kto 100 vjet, dhe me zotesine e tyre te madhe dhe me fakte thonin se ne jetojme pak me mire se para 100 vjetesh dhe kjo qenka merita e nje njeriu te vetem, e te jatit te qenanit babaxhanit dhe mustaqemadhit, ca lolo seksera qe te kujtojne ca kohera, ku tipa gangosh dilnin gjuanin neper gjimnaze apo universitete dhe kapnin ndonje cerr per veshi i japin nje pace pilaf dhe i thone ike thuaji filankes ndonje llaf te mire per mua, me mburr njecike, dhe ata ate rol benin(por me apo pa dashje e kishin emrin historiane e analiste¿). Dhe nga ana tjeter dalin politikane e qeveritare qe thone se amerika na do dhe do na ndihmoje se jam une ne karrike dhe kjo eshte aresyeja. Kto jane TURPET qe skane te sosur!

Reni: Shume bukur profesor. Vec me shuani nje kureshtje, si arritet deri tek 3T per te perligjur tezen tuaj te kompaktesimit kombetar, kur alfabetikisht kishit perpara 3B-te apo 3S-te per shembull?

Besiana: Nje Nacion eshte nje kolektiv qe arrin te kete merake,halle e probleme te perbashketa/te njejta.ct nga Peter Sloterdijk.

Hanging Around: Për mua 28 Nëntori 2012 do të kujtohet gjithmonë si 100 vjetori i pamvarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit Shqiptar në Vlorë nga Ismail Qemali dhe asesi si dita e “Tortës” e cila nuk do jetë më shumë se një subjekt bisede për konsumim i këtyre ditëve …

Bujar: Torta e e asaj dite…. nuk besoj se ajo formeson unitetitin kombetar sot…une besoj se eshte e gabuar te hamendesohet dicka e tille, ate dite aq te bukur me shume se sa veprimet pa kontròll te njerezve hall’medhenj te ketij vendi ,nga te tjere” po i ipet nj vend me shume se cduhet diskutimit se si honger ne mes te sheshit nje torte rrethuar nga 500 mij njerez ..po si ta hanin? pirunj skishin , pjatanca argjendi porcelani apo kaucuku jo…po ta hane ore me se te mundin..a ishte e drejte zgjedhja dlhe organizimi??. Po edhe kjo u diskutua e gabuar dhe e dobet ne organizim…po kur te gjith te tjrat shkuan mire.. Sh mire ..ne ate dite te SHENJTE at’h pse kaq mediokritet per dite…konsum?…po edhe ai duhet. Ndersa per unitet ,ata veprime jo vetem ata ne shesh bashkojne ..por cdo popull edhe ne berlin edhe ne madrid edhe ne londer ..i bashkojne…pasttaj hane e shkepen, pastaj u vjen turp”…

Armida: Sapo lexova shkrimin dhe…po pyes veten se mos ndoshta ndjenja e turpit per keta te babezitur, me ben t ndihem pjes e te njejtit kolektiv me ta, apo bashkekombas te tyre?! Ajo qe mund te them per veten, me plot gojen eshte se, as kompaktesim e as konsolidim s’me ben te provoj kjo lloj ndjenje Turpi’ apo ‘3T-t’sic I cilesoni ju, pervec keqardhjes qe ndaj kombin me keto specie njerezore

Artan Fuga: Të bashkon keqardhja. Nuk shpëton dot.

Armida: Ahh, e nese behet fjale per kete, po reflektoj:), duke e pare situaten ne nje tjeter kendveshtrim…pertej ndjenjes se turpit, nen solidaritetin emocional te keqardhjes, dhe te unitetit kombetar qe do te bashkonte cilindo bashkekombes te mire dhe me virtyte….Perpos kesaj, deshiroj t’ju ve ne dukje se, e admiroj çdo analiz tuajen profesor, sintezen tuaj te mendimit, qe si gjithmon eshte perfekte…. te pershendes, dhe te uroj vazhdim dite te mbare..:)

Bujar: Ne fakt ajo dite e kishte nje sekuence turpi edhe ish ajo e tortes…po vetem aq, po ne ate sekuence u pasqyrua aq mire gjith historia post ngritjes se flamurit ..100 vjet histori te perbledhura ne 30 min ne ndarjen e tortes..si e kemi honger ate, ashtu e kemi honger edhe vatanin ne keta 100 vjet ashtu ja kemi plasur shpirtin e kemi zhgerry e kemi marre e dhene prej saj si mall pa ZOT e kemi ndare mes nesh mes te tjeresh si te ish placke lufte…skemi lene lum me zhavorr , pyll me dru, malet i kemi honger e ikemi bere gjith gropa, bregdeti duket sikur e kane honger peshkaqenet gjithcka e kemi ndare dhunshem mes nesh si ate dite torten ne shesh..

Ylli: Une e kuptoje keshtu kete qe thoni ju. -“Te bashkon keqardhja“pra te pabashkuarit, te perçaret ne nje moment duke u ndjere njelloje te “turperuar“ si shqiptare nga veprimi i “turpshem“ kritikojne veprimin, mbajne qendrim e nderkohe kjo ndjenje i bashkone si te perçare. Nuk po permend ketu kush jane te perçaret. Po mundohem thjesht te analizoje nga ana psikologjike dhe sociologjike ngacmim-reagimin (sjelljen) ne ate dite dhe me teje. Profesor, pse te mos themi se: ne duke qene Shqiptar reaguam njeheresh si te tille, por seicili per vete ndaj ngjarjes, sepse secili shqiptar i fyer, ndihej i fyer nga veprimi i vellezerve te tjere shqiptar. Dhe aty u çfaqem perseri te bashkuar, siç nisem festimin.A nuk ndodh keshtu ne familjet tona kur degjojme per ngjarje te denushme kryer nga qytetaret tane jashte vendit? Pra ne jemi te bashkuar, jemi te lidhur ne gjak si shqiptar, si nje RACE, dhe kjo na bene qe sa here kombesia,gjaku i seicilit ofendohet apo nderohet, e ndjejme te gjithe,pra e ndjene shumatorja e te gjithe individve te races shqiptar. A nuk ndodh keshtu edhe me fisin? Por edhe me kombet e tjera. Megjithse per mua pati qendrime te ndryshme rreth ngjarjes te cilat nuk e sjellin ate per nje shembull unik qe natyrisht mund te ndodh dhe te ilustroje ate çka ju thoni. Shpresoje te me kuptosh drejte.

Artan Fuga: Gjaku dhe raca nuk bashkojnë, janë elemente bilogjike dhe kimikë, anatomikë, etj. Njerezit i bashkon ndërgjegja kolektive.

Ylli: “Lirine nuk ua solla une, ate e gjeta midis jush“.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency