Shehu: Buxheti i 2013-ës shkon për rritjen ekonomike

0
172

Deputeti demokrat Sherefedin Shehu pohoi se buxheti i vitit të ardhshëm do të shkojë për rritjen ekonomike. “Ky buxhet u ka kushtuar më shumë vëmendje qytetarëve duke rritur fondet për shërbime publike dhe mbështetjen e shtresave në nevoje. Kështu ¼ e rritjes së shpenzimeve publike shkon për rritjen në buxhetin e sigurimeve shoqërore, pensioneve, dhe sigurimeve shëndetësore, ndërsa mbeten në të njëjtin nivel shpenzimet administrative. Ndonëse në kushte ekonomike të pafavorshme në këtë buxhet propozohet një rritje të shpenzimeve publike prej 28 miliardë lekësh. Në totalin e shpenzimeve buxhetore, 850 milion dollarë ose rreth 21 për qind e tyre do të përdoren për investime publike të cilat garantojnë rritjen ekonomike dhe vende të reja pune. Ato do të zbatohen rreth 700 milion dollarë (71 miliardë lekë) nga qeveria qendrore dhe 150 milion dollarë (15 miliardë lekë) nga njësitë e qeverisjes vendore. Këto rritje mundësohen pa prekur stabilitetin e financave publike dhe duke ruajtur standardet më të mira fiskale të deficitit buxhetor duke e mbajtur atë në nivelin 3,4% të PBB. Programet e përfshira në buxhetin 2013 materializojnë angazhimet që qeveria ka marrë para qytetarëve shqiptarë. Tatimet dhe taksat e qytetarëve do të shndërrohen në rrugë, autostrada, ujësjellës dhe projekte të tjera që garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm. Mbyllja e projekteve të mëdha të rrugëve Fier-Vlore, Levan-Tepelene, Tiranë-Elbasan dhe mijëra kilometrave të rrugëve rurale do të vazhdojë me fillimin e punimeve në tunelin e Rrugës se Arbrit, dhe intensifikimin e punës në boshtin e jugut dhe në projektet e tjera të rrugëve rajonale dhe rurale”, – tha ligjvënësi demokrat.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency