Merkato Murinjo do të qëndrojë në Madrid

0
136

E përditshmja spanjolle “Marca”, tradicionalisht e afërt me klubin merengues, mund të ketë gabuar me burimet e saj, pasi presidenti i Realit jo vetëm që nuk ka ndërmend të largojë trajnerin këtë verë, por gjithashtu kërkon ta mbajë atë nën drejtim gjatë gjithë presidencës së tij. Ajo që përgënjeshtron zërat për një prishje konsensuale të kontratës me Murinjon është vetë “Marca”, e cila në faqen e saj të parë citon pikërisht fjalët e numrit 1 të klubit kryeqytetas: “Hoze Murinjo do të jetë trajneri im, të paktën deri në vitin 2016”. Deklaratë e qartë kjo e Perezit, i cili mendohet se në ditët në vijim do të konfirmojë besimin e tij ndaj trajnerit portugez, të cilin përpara nisjes së sezonit e kishte cilësuar si teknikun më të mirë në botë. Sipas asaj që mësohet, Perez pritet të konfirmojë besimin ndaj trajnerit të tij në përshëndetjen e klubit për Vitin e Ri. Në fakt, kritikat ndaj Perezit nuk kanë munguar që në momentin kur u mësua se presidenti ishte i pakënaqur nga puna e “Special One”. Një zë kundër Perezit ishte dhe ylli i tenisit Rafael Nadal, që e cilësoi si të papërshtatshme zgjedhjen e presidentit, gjithmonë duke u bazuar në ato që shkruante shtypi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency