Italiani kapet me 10 armë në Vlorë

0
155

Një shtetas italian është arrestuar në portin e Vlorës me një arsenal armësh. Elvis Bozzeti, 34 vjeç, lindur dhe banues në Brindizi, është prangosur pasi u kap me 10 armë zjarri kallashnikov, 13 karikatorë automatiku me rreth 500 fishekë, 15 granata luftarake ofensive dhe defensive, 15 ndezës granate, 50 copë fishekë model 7.65 mm, 50 copë fishekë 9 mm, 1 automjeti tip “Fiat Multipla”. Ky shtetas, mbasi kishte ardhur në Shqipëri dy ditë më parë me automjetin e tij tip “Fiat Multipla”, me targa BR 530 HH, ka siguruar sasinë e mësipërme të armëve dhe municioneve, të cilat, pasi i ka fshehur në pjesët e brendshme të automjetit të tij, ka tentuar t’i trafikojë ato në Itali. Në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë vijojnë hetimet intensive për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë veprimtari të paligjshme.

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency