Deklarata Platini: Mesi do të marrë më shumë Topa të Artë se unë

0
129

 

Lionel Mesi, kandidat për “Topin e Artë” dhe pretendent kryesor për të fituar për të katërtën herë këtë trofe. Argjentinasi mes adhuruesve të tij të shumtë numëron dhe presidentin e UEFA-s, Mishel Platini. Francezi, tri herë fitues i këtij çmimi, bashkë me Krujfin dhe Van Bastenin, është i sigurt se ylli i Barcelonës do të arrijë të thyejë rekordin e këtyre tre emrave të mëdhenj të futbollit botëror, duke marrë këtë çmim prestigjioz për herë të katërt në karrierë, edhe pse presidenti i futbollit evropian nuk vë dorën në zjarr që kjo do të ndodhë më datë 7 janar të 2013-ës: “Nuk e di nëse Mesi do ta fitojë Topin e Artë edhe këtë herë, por jam i sigurt se ai do të arrijë të thyejë rekordin tim të Topave të Artë të fituar”.

Sipas Platinisë, fitimi i Topit të Artë nuk është i lehtë dhe duhet të jesh pjesë e një skuadre të madhe për të marrë këtë trofe. Këtë francezi e shpjegon bazuar dhe në eksperiencën e tij personale: “Për mua deri në moshën 27-vjeçare ishte pothuajse e pamundur të fitoja Topin e Artë, sepse luaja me Sent Etienin. Për të marrë këtë trofe duhet të jesh pjesë e një skuadre të madhe. Unë munda të fitoja tre Topat e mi të Artë në momentin kur u transferova të Juventusi. Gjithsesi, rekordet janë bërë për t’u thyer dhe i imi zgjati 25 vjet. Jo keq”. Lionel Mesi është në garë për Topin e Artë bashkë me Ronaldon, që e ka fituar një herë këtë çmim dhe Andres Iniestën, që nuk ka mundur të triumfojnë kurrë në garën për këtë trofe individual.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency