Bode: Opozita nuk ofroi asnjë alternativë

0
122

Ministri i Financave ishte një nga pikat kryesore ku referoheshin kritikat e opozitës në lidhje me buxhetin e ri të hartuar nga kjo ministri. Gjatë seancës maratonë ai e mori fjalën disa herë për të sqaruar dhe hequr pikat e dyshimit për socialistët. Paraditen e djeshme Bode tha se opozita duhet që ta shohë gjendjen në kontekstin global, pasi Shqipëria nuk është një vend i mbyllur me gjemba. Duke u ndalur tek borxhi, Bode u shpreh se Shqipëria gjatë kohës së krizës e ka rritur vetëm me 3,7%, duke qenë kështu vendi me borxhin më të ulët në rajon. “Ju në kohën tuaj e kishit borxhin publik mbi 57%, ndërkohë që rajoni e kishte 44%. Ne kemi rritur borxhin publik vetëm me 3,7%, modeste rritja krahasuar me rajonin. Ai është i rrezikshëm, por jo kur do të zgjidhësh problemet e ekonomisë, kur je në vështirësi. Ne jemi të fundit në rajon, kemi borxhin më të ulët, ndërkohë që rajoni e ka 11%”. Ne kemi një propozim konkret me një zgjidhje konkrete. Propozimi ynë është ky, për shkak të presionit të krizës ekonomike globale dhe për tronditjen e brendshme që ka marrë konsumi, ai familjar dhe ai prodhues, ekonomia shqiptare edhe në vitin 2013 të ketë mundësinë që ky buxhet, edhe pse modest, të prodhojë disa stimuj fiskal për të mbështetur rritjen ekonomike”, – tha Bode. Ndërsa pak para se të votohej buxheti ministri deklaroi se opozita i qëndroi larg debatit të buxhetit, pasi sipas tij, deputetët e opozitës u morën vetëm me akuza duke mos dhënë asnjë alternativë. “Objektivi kryesor i këtij buxheti ka qenë implementimi me sukses i programit të qeverisë. Ky buxhet ka pasur një objektiv po aq madhor, që përmes politikave të sigurojë mbështetjen e zhvillimit të ekonomisë, në momentet delikate të krizës globale dhe rajonale”, – përfundoi Bode.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency