Fëmija 10-vjeçar i punonjësit të SHISH-it, një javë i zhdukur, sensibilizim në Facebook

0
179

Kur kanë kaluar mbi 7 ditë nga zhdukja e fëmijës Julian Çela, prindërit e tij kanë marrë një fushata sensibilizimi, duke njoftuar zyrtarisht të gjithë qytetarët që të japin qoftë edhe informacionin më të vogël rreth vendndodhjes së djalit të tyre 10-vjeçar. Babai, i vogëlueshit që punën në strukturën e antiterrorist të SHISH, Skënder Çela, ka treguar se fëmija i tij është parë për herë të fundit në një qendër interneti në rrugën “Pandi Dardha”. “Nuk kemi pasur asnjë hasmëri, asnjë konflikt me ndonjë njeri, gëzojmë respekt nga kush na njeh. Por ne kemi dyshime vetëm tek ata persona që e kanë thirrur djalin. E ka thirrur një fëmijë i vogël dhe thuhet se Juliani nuk kishte dëshirë të dilte jashtë. Thonë që e kemi parë këtu e kemi parë atje, por ka asnjë gjë të saktë. Kërkojmë që instanca më të larta të ndërhyjnë dhe të na gjejnë djalin”, – thotë babai i fëmijës 10-vjeçar të zhdukur pa adresë. Ndërkohë që në rrjetin social “Facebook”, janë hedhur fotografi të vogëlushit duke shkruar: “Ju lutem kush e sheh ose ka ndonjë informacion ju lutem kontaktoni në këtë nr. 0696629077 qoftë dhe anonim, po të lutem na ndihmoni”. Lidhur me zhdukjen e 10-vjeçarit, aktualisht policia dhe strukturat e shërbimit inteligjent janë duke hetuar me imtësi, çdo informacion, me qëllim vendndodhjen e djalit ose të personave që kanë mundësuar rrëmbimin e tyre si pasojë e postit tepër delikat që ka babai i tij në SHISH, Skënder Çela.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency