Dy aksidente, një i vdekur në Durrës, një i plagosur Elbasan

0
129

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i dy aksidenteve të ndodhura ditën e djeshme. Aksidenti i parë u shënua në qytetin e Durrësit, ku viktimë është një kalimtar, konkretisht 28-vjeçari Shkëlzen Huli. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së të riut nga një autoveturë. Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit shtetasin Izet Troja. Ky i fundit në ambientet e komisariatit të Durrësit është marrë në pyetje dhe se ka treguar të gjithë skenën e krimit, deke pohuar se viktima i kishte dalë përpara dhe se nuk ka qenë në gjendje të ndalojë automjetin. Pavarësisht kësaj dëshmie, policia e qytetit bregdetar vendosi të marrë masën e arrestit në kushtet e flagrancës, duke e akuzuar shtetasit Izet Troja, për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkohë që fill pas kësaj ngjarje, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku sërish i plagosur ka mbetur një kalimtar. I plagosuri Sajmir Aga është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë për jetën. Polica ka ndaluar drejtuesin e mjetit për të sqaruar edhe rrethanat që çuan në këtë aksident. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në zonën e rreth rrotullimit të Kombinatit Metalurgjik, teksa ishte duke ecur para makinës ka dalë një person, dhe për pasojë e ka goditur me makinë. Për shkak të motit të keq, shoferi ka deklaruar se nuk ka qenë në gjendje të shihte kalimtarin. Aktualisht ndaj drejtuesit të mjetit është ngritur akuza e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe se aktualisht materialet i kanë kaluar prokurorisë së Elbasanit për hetime të mëtejshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency