Bogdani: Rama nuk ndahet nga praktikat nxitëse të klientelizmit dhe konkurrencës së pandershme

0
153

Deputetë të PD-së kanë vijuar bashkëbisedimin me tregtarët tek Tregu Çam, në njësinë numër 10, për të diskutuar çështje në interes të tyre, siç janë reformat fiskale apo premtimet e shumta që vijnë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Deputeti i Partisë Demokratike, Gerdi Bogdani, u shpreh: “Ky takim bëhet në kuadrin e fushatës për sensibilizimin, për një nga deklaratat më të papërgjegjshme që keni dëgjuar deri tani të zotit Rama për taksën zero, për biznesin e vogël”. Zoti Bogdani ka zhvilluar takime edhe me biznesin e madh, të cilët janë shprehur se deklaratat e zotit Rama diskriminojnë këtë biznes, si dhe Rama kërkon që të rrisë konkurrencën e pandershme dhe evazionin fiskal. Tregtarë të biznesit të vogël: “Niveli i taksave në krahasim me të kaluarën ka një ndryshim thelbësor. Aktualisht, tarifa që paguaj sot është përgjysmuar në krahasim me atë që paguaja para vitit 2011”. Tregtarë të biznesit të vogël: “Për Ramën vlen ajo shprehja, “futja kot”, ku ka shtet pa taksa?! Niveli i taksave është përgjysmuar në krahasim me tarifat që paguanim përpara 2011”. Tregtarë të biznesit të madh: “Nuk është e drejtë që biznesi i vogël të jetë pa taksa dhe tatime, ndërsa ne si biznes i madh të paguajmë taksa dhe tatime me tarifa të larta. Pse duhet diskriminuar?! Të gjitha bizneset duhet të paguajnë pjesën që i takon, si biznesi i vogël, ashtu edhe i madhi, siç janë të parashikuara në ligj. Këtë vit është bërë një ndryshim i pagesave, më përpara paguanim më shumë, ndërsa sot paguaj gati 70-80% më pak se çka qenë nga viti 2009-deri tek viti 2010. Mund të bëj një krahasim, nga 800 mijë lekë që kam pas paguar në 2009-2010, sot paguaj 350-360 mijë lekë në vit”. Deputeti i PD-së, Gerdi Bogdani, theksoi se zoti Rama sheh me realitetin dhe optikën e tij të shtrembër dhe të errët. “Nuk mund të ketë ndonjë vend të ekonomisë së tregut të lirë, biznese që nuk paguajnë taksa, të gjitha bizneseve të vogla, sepse ndryshe do t’i hapej rrugë konkurrencës së pandershme dhe evazionit fiskal. Pra, edhe një herë këto mbeten në kuadrin e shashkave elektorale”, – tha Bogdani.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency